Nesër do të lexoni/ Gaqo Veshi: Kujtime për të madhin Dritëro

Gaqo VESHI

Kujtime për të madhin Dritëro

Kur nuk e ke më pranë mikun e shokun e shtrenjtë, të madhin e të paharruarin Dritëro Agolli, pas 68 vjet shoqëri e miqësi të pandarë, kujtimet për të, vijnë e s’të ndahen orë e çast. Të duket se do takosh këtu e atje e do të përshëndetë si ngaherë me atë shikimin dashamirës e buzëqeshjen e ëmbël:
-E more Hyskë (pseudonimi im letrar) si të kam?!
I madhi Dritëro, nuk ishte Enveri i letërsisë, si duan ta etiketojnë disa lapangjozë, tani që ai sapo ka ndërruar jetë. Ishte njeriu me zëmër të madhe, poeti e shkrimtari i drejtësisë dhe i mirësisë, njeriu, jo vetëm me talent të rrallë, që dinte t’i çmonte njerëzit. Kur ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, thirri dhe mori aty për të kontribuar në shtypin e Lidhjes ngërzit e talentuar e të zotë. Zija Çelën nga Kukësi, Bardhyl London nga Përmeti, të ndjerin Teodor Laço nga Korça apo të paharruarin e talentuar Ndoc Gjetjen nga Lezha për të drejtuar revistën “Skena dhe Ekrani”.
Një jetë të tërë me të, kujtimet janë të shumta, që në bankat e gjimnazit “Asim Zeneli’ e në tavolinat e fjetoret e konviktit në Gjirokastër e deri kur ai u nda nga jeta 
Gjatë shoqërisë e miqësisë së gjatë me të vetëm dy herë e kam parë të inatosur së tepërmi, kur shihte që bëheshin padrejtësi.
Kur ishim nxënës në konviktin e gjimnazit në Gjirokastër, në vitin e dytë të shkollës, më 1950, drejtoria e konviktit vendosi t’u bënte rroba të reja konviktorëve. Nga kjo “reformë” përjashtoheshim unë, Dritëroi e disa të tjerë që vinin të veshur e të mbathur mirë në shkollë, ndërsa kishte disa, si një farë Çeçoje që në vend të këpucëve përdorte....


Për më tepër nesër në gazetën "Telegraf"....