Nesër do të lexoni/ “Flamurtari” te varri i Ismail Qemalit

526
Sigal

Gëzim LLOJDIA

Ai ishte mjeshtri i pa arritshëm i skulpturës shqiptare. Quhej Odise Paskali. Janë thinjur monumentet nga pesha e kohës nëpër rrugë dhe sheshe qytetesh. Ai ka mërguar në mërgimin e madh dhe të pafundmë, për t’u mbyllur, për t’u ngurosur në fundin e fundmë, por jo të dëshiruar. Mërgoi si fillesë shpirti.
Rri në këtë copë tokë, shiu rrëke derdhet përmbi bronzin tënd. Është “Flamurtari” me kostum kombëtar që përfaqëson popullin e vetëdijshëm, që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh, i pikëlluar për vdekjen e tij, duke mbajtur në një dore flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jetë. Ky është kuptimi, që skulptori i madh shqiptar Odise Paskali, ka realizuar 80 vjet më parë në Vlorë, përmes “Flamurtarit”. Duke medituar për këtë monument gjetëm një libër, një botim, që është bërë para viteve ’90 ku mjeshtri i madh O. Paskali jep kujtimet e tij dhe e titullon: “Gjurmë jete”. Skulptori i shquar ka shkruar për ndërtimin e varrit monumental të Ismail Qemalit. Nga zhbirimi i kujtimeve mësojmë fakte dhe përjetime të artistit O. Paskali: “Statujën e “Flamurtarit” e realizova, shprehet me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja ne të njëjtën kohë”.

ODISE PASKALI: VARRI I ISMAIL QEMALIT

Libri:”Gjurmë jete” ShB “8 Nëntori” ,faqe 70, indeks 51
Më 1929 kisha botuar në revistën “Studenti shqiptar” të Torinos një projekt për varr monumental për Ismail Qemalit. Nga mesi i vitit 1930 në një udhëtim në Tiranë, më thirri Eqrem Libohova, ministër i pallatit dhe më tha se mbreti Zog dëshironte të ndërtonte me shpenzimet veta (por që në fakt nuk shpenzoi vetë asnjë grosh) një varr madhështor për Ismail Qemalin dhe më ngarkoi të përgatitja një projekt të ri, si e gjykoja më të përshtatshëm. Paraqita një vizatim dhe çmimin 40 mijë franga ari. Më tha, ta reduktoja e me kosto më të vogël. Paraqita një të dytë, për 25 mijë franga. Më tha, se: nuk duhej abuzuar nga mirësia e lartmadhërisë së tij, prandaj mos të kushtonte më shumë se 10 mijë franga. Ndërkaq, për ngatërresë dhe mbase për interes, ndërhyri skulptori Italian De Markis, që ,jetonte në Tiranë, si organizator sportiv dhe m’u kërkua prej ministrit të oborrit, një maket plastik dhe një fragment në madhësi natyrore. Në Ekspozitën e Miqve të Artit të 1931-shit kisha dhe maketin e Varrit të Ismail Qemalit dhe fragmentin portret të “Flamurtarit” në allçi në madhësi të monumentit. Lidha kontratë për 10 mijë franga ari. Në parlamentin e kohës, zëdhënësi i Zogut, Lalë Krosi, deklaroi botërisht se: “Naltmadhënia kishte dhënë 20 mijë (siç) franga ari një skulptori për ndërtimin e varrit madhështor të Ismail Qemalit”. Nuk u caktua se ku do to ngrihej monumenti, po nga një vizite në Kaninë ku gjendej varri vjetër, në një vend të ngushtë në oborrin e xhamisë, mendova se duhej ndërtuar në Vlorë, në vendin ku u ngrit flamuri më 1912. Studiova vendin dhe e bëra fakt të kryer, pa pyetur njeri. Ngarkova korçarët, Kristaq dhe Kilo…

Për më shumë nesër në gazetën Telegraf