Nesër do të lexoni/ Festohet 92 vjetori i krijimit të Forcës Detare Shqiptare

587
Nga Shefqet Kërcelli
Më 22 dhjetor, në Komandën e Forcës Detare, Plepa, Durrës, u festua 92 vjetori i Krijimit të Flotës sonë Luftarake Detare. Në këtë festë të detarëve tanë me uniformë morën pjesë krahas kuadrove dhe detarëve të Forcës Detare dhe ish kuadro të Flotës Luftarake, që kanë shërbyer në vite, në anije dhe baza të rëndësishme të Flotës, përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Gjithashtu për të nderuar fetën e detarëve dhe kontributin e tyre, në vite mori pjesë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, kuadro të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues të medias, etj. Mbas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral brigade Ylber Dogjani bëri një përshkrim të historisë së Flotës Luftarake, tani Forcë Detare nga krijimi i saj më 25 dhjetor 1925. Në fjalën e tij përshëndetëse zoti Dogjani evidentoi dhe rolin e ekuipazheve të anijes “Oriku” në operacionin “Sea Guardian” të Detit Egje, ku detarët tanë kryejnë detyra bashkë me anijet e NATO-s. Populli shqiptar ka një traditë të spikatur të detarisë, përgjatë gjithë historisë shekullore, të vërtetuar e dokumentuar nga mjaft studiues vendas e të huaj. Në çdo periudhë, epokë apo ngjarje historike, roli i detarëve shqiptarë në Adriatik e Jon, ka qenë prezent, për vetë pozicionin gjeografik të vendit tonë. Sigurisht, në këtë histori të ndritur periudha mbas krijimit të shtetit shqiptar zë vend kryesor. Gjatë kësaj rruge shekullore, ku bashkohet kontributi i disa brezave, përfshihet dhe roli i pazëvendësueshëm i detarëve me uniformë, të cilët në vite, me sakrifica, vështirësi, guxim e heroizëm…



Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal