Nesër do të lexoni/ Erisa Xhixho: “C’est la vie” një rastësi që po e përjetoj si një eksperiencë të veçantë

204
Gjithnjë e kemi parë nën petkun e politikës duke qenë shpesh zëri i femrave të LRI dhe LSI pranë Monika Kryemadhit. Por kësaj radhe, ajo vjen në një paraqitje krejt të re për të gjithë ne. Kush e priste se do ta shihte në këtë eksperiencë kaq të bukur, siç e përshkruan dhe ajo. Nën kryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho këtë vit, përveç gjithë impenjimeve të shumta si pjesë e LSI apo edhe impenjimeve në punë në Fakultetin e drejtësisë ku jep mësim me kohe të plotë, është dhe pjesë e show-t të njohur “C`est la Vie`”. E entuziazmuar, ajo flet në një intervistë për Gazetën “Telegraf” për këtë eksperiencë të saj ku e cilëson si një ndër më të bukurat që i ka ndodhur dhe që do ta mbajë gjatë në mendje. Më tej Erisa na rrëfen impenjimet e saj të shumta mes punës dhe familjes, ku një ndër detajet që spikat është se lë çdo lloj angazhimi që ka në moment kur Henri i vogël ka nevojë për të. “Unë lë çdo gjë kur ai ka nevojë për mua dhe i qëndroj pranë, atë fjalën që ‘ti nuk ishe kur doja unë’, dua ta dëgjoj sa më pak”, thotë Erisa. Nuk dua të humb asnjë moment të Henrit, dua t’i jap vëmendjen që meriton.
Si nis një ditë e Erisa Xhixhos?
Sapo zgjohem puth djalin dhe i përgatis mëgjesin, me pas vazhdoj punën në fakultetin e Drejtësisë, UT ku jam rikthyer duke dhënë mësim me kohë të plotë dhe padyshim angazhimet e partisë.Tani një kohë të mirë ma merr dhe “C’est la vie”, sepse provat janë intensive edhe pse ju e shikoni njëherë në javë ne na duhet shumë përgatitje për të arritur deri në skenë. Ne kemi fatin që kemi produksionin që na mbështet shumë dhe punojmë shumë që spektakli të dali sa më mirë 
Sapo the që pjesën më të madhe të kohës ta merr “C’est la vie”, kjo është një eksperiencë e re për ty, si po e përjeton këtë rrugëtim? 
Ka qënë një rastësi shumë e bukur mendoj, është një ndër eksperiencat më të bukura. Unë e prita me shumë dëshirë, pavarësisht se familjarët e mi dhe shoqëria ishin pak spkeptikë në fillim, por dalëngadalë e ndryshuan mendimin. Më ka pëlqyer gjithmonë pjesa e artit e muzikës të jep një energji shumë pozitive dhe po e përjetoj si një eksperiencë të veçantë që jo rrallë herë të vjen mundësia për të qënë në skenë dhe për të kënduar me artistë profesionistë siç është Erik Lloshi, Era Rusi dhe i gjithë stafi, është një botë tjetër nga ajo e politikës apo e mësimdhënies.
Si u gjendet ju në “C’est la vie”? 
Ka qenë Adi Hila një nga drejtuesit e “C’est la vie” , më kishte dëgjuar më përpara pasi ne kemi bërë një këngë me partinë kur unë drejtoja…







Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”….