Nesër do të lexoni/ Benardi dhe Xheni: Ne do ta fitojmë “Dance with me”

655
Për ata që nuk e kanë ndjekur Big Brother 9, Xheni dhe Benardi janë dy 21-vjeçarë që janë njohur dhe dashuruar aty. Marrëdhënien e tyre është shumë e veçantë, ata shumicën e kohës, grinden, mbajnë mëri të kota dhe kthehen përsëri bashkë në portin e qetë të një përqafimi dhe dashurisë. Benardi dhe Xheni janë aq simpatikë, si heronjtë e telefilmave për të rinj, publiku është dashuruar me ta dhe do t’i shohë bashkë. Por kjo sigurisht është në dorën e tyre. Ata tashmë janë të angazhuar në emisionin “Dance with me”, ku kërkon një angazim të madh dhe i merr pothuajse të gjithë kohën çiftit. Benardi e Xheni shprehen se, ata po kalojnë një tjerët eksperiencë të bukur që po e shijojnë pa fund. Xhemi me theksin aq interesant lezhjan të përzierë me italishten na zbulon e disa pasione të sajat si p.sh atë të tatuazhit “Kam 6”, thotë ajo. Ndërsa Benardi asnjë. “Po ku i dihet, ndoshta tjetrin e bëjmë bashkë”, shton Xheni duke buzëqeshur, gjë që s’i mungon në asnjë moment. Ata janë thuajse kudo bashkë, edhe pse ndryshe nga e dashura, Benardi e ka në Shqipëri jetën, angazhimet, miqtë, familjen dhe, sigurisht, që të gjitha këto tani i marrin më shumë kohë sesa kur jetonin të dy brenda shtëpisë së BB. Prej këtyre jetëve…..
Era Çela
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal