Nesër do të lexoni/Avni Rustemi, Bajram Curri e Fan Noli guxuan të flisnin për Leninin e Revolucionin e Tetorit 1917!

524
Muharrem Xhafa
Sigal
                                                                           Revolucioni që tronditi botën! 
7 Nëntori i 2017-ës shënon 100-vjetorin e fitores së Revolucionit Socialist të Tetorit (1917). Fitorja e tij përbën një ngjarje historike me rëndësi botërore, që përkujtohet në gjithë botën. Si edhe herë tjetër, më 7 nëntor, komunistët shqiptarë do të mblidhen për të përkujtuar 100-vjetorin e fitores së Revolucionit Socialist të Tetorit dhe 76 vjetorin e themelimit (8 nëntor 1841) të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PPSH). Është bërë krejt e ditur, se në historinë e njerëzimit Revolucioni Socialist i Tetorit është revolucioni i parë socialist fitimtar në botë, i kryer në Rusi, më 7 nëntor të vitit 1917 (25 tetor me kalendarin e vjetër) prej klasës punëtore në aleancë me fshatarësinë e varfër nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Bolshevike me V. I. Leninin në krye. Po kështu bota e di qartë, se Revolucioni Socialist i Tetorit përmbysi pushtetin e borgjezisë dhe çifligarëve (regjimin e Carit), vendosi diktaturën e proletariatit, duke krijuar shtetin socialist sovjetik, u bë për masat punonjëse të të gjitha vendeve të globit frymëzues në luftën për çlirim kombëtar dhe shoqëror. Masat e popullit nuk mund të mos kujtojnë që Revolucioni i Tetorit shpalli botërisht paqen midis popujve dhe kundërshtimin e çdo agresioni imperialist, të çdo shtypjeje kombëtare e zgjedhje koloniale, njohu të drejtën e të gjithë popujve e shteteve për pavarësi e sovranitet shtetëror. Në frymën e re të këtyre parimeve të larta, me vendim të Kongresit të Dytë të Sovjetëve, Qeveria Sovjetike e kryesuar nga V. I. Lenini botoi të gjitha traktatet e fshehta të fuqive imperialiste, në të cilat popujt e vegjël ishin përdorur si monedhe shkëmbimi. Me fitoren e me aktet e tij, Revolucioni Socialist i Tetorit ushtroi fuqishëm një ndikim të madh transformues në të gjitha vendet e botës. Ai pati një rëndësi të madhe edhe për vendin tonë. Se…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf