Nëse nuk doni të humbni respektin në punë, mos veproni kështu

573
Të fituarit respektin në punë do kohë dhe vullnet që ju të jeni sa më korrekt në ambientet e punës, por edhe në lidhje me kolegët dhe eprorët tuaj.
I gjithë respekti që ju keni fituar në punë, për shkak të një veprimi, mund të shumëzohet me zero. Kështu që kujdes kur bëni disa veprime, pasi mund të humbisni vlerësimin dhe respektin që të tjerët kishin ndaj jush. Më poshtë mund të lexoni se cilat janë veprimet që mund t’iu prishin marrëdhëniet me kolëgët dhe eprorët.
Gënjeshtra dhe vjedhja
Të gënjesh apo të marrësh gjëra që nuk të takojnë janë veprime jo etike dhe do t’ju bëjnë të prishni mardhëniet me kolegët.
Ankesat
Personat që ankohen për gjithçka, nuk i duron dot askush prandaj kufizoni ankesat në punë sidomos ato personalet.
Orari
Njerëzit jo korrektë me orarin shihen si njerëz jo korrektë edhe në aspekte të tjera prandaj kujdes me orarin në punë ose takime, njerëzit do të lodhen duke pritur dhe do fillojnë të aludojnë rreth jush se nuk keni respekt për ta, jeni njeri egoist, nuk jeni të organizuar, etj.
Sigal