Nëse keni një qen përgatituni të jetoni më gjatë

739
Qeni me të vërtetë është miku më i mirë i njeriut, sipas një studimi të kohëve të fundit që zbulon se miku ynë me katër putra ulë riskun për vdekje të parakohshmë në 1 nga 3 persona.
Nga një analizë e më shumë se 3.4 milionë të rriturve, hulumtuesit zbuluan se njerëzit që kishin qen kishin rrezik më të ulët të vdekshmërisë kardiovaskulare dhe të gjitha sëmundjeve gjatë një periudhe 12 vjeçare, krahasuar me njerëzit që nuk kishin qenë.
Studimi u krye nga hulumtuesit nga Universiteti Uppsala në Suedi, dhe gjetjet u raportuan kohët e fundit në revistën shkencore Mediacl neës.
Qentë janë një nga kafshët më të preferuara të Amerikës, rreth 48% e familjeve në Shtetet e Bashkuara kanë të paktën një.
Është e drejtë të thuhet se shumica e pronarëve të qenve do t’i konsideronin miqtë e tyre me katër putra, pjesë të familjes, pasi ta sjellin lumturi dhe shoqëri.
Ndërsa një numër gjithnjë e më i madh studimesh po fillojnë të tregojnë, se miqtë tanë të veçant mund të jenë të mira edhe për shëndetin tonë.
Një tjetër studim i raportuar nga Medical Neës, zbuloi se qentë mund të ndihmojnë për të lehtësuar stresin e fëmijëve.
Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se qentë mund të ndihmojnë për të rritur nivelet e stërvitjes së pronarëve, të cilat mund të ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin e tyre kardiovaskular.
Sigal