Nertila Kapaj: Jam pro operacioneve plastike edhe vetë kam ndërhyrë në gjoks

553
Një vajzë që këmbëngul tek suksesi. E palodhur dhe shumë kërkuese në profesion. Lukut i kushton rëndësi të veçantë, pasi ai është prezantimi dhe suksesi i jetës. Është e çiltër dhe shumë komunikuese. Nuk ka komplekse dhe është kritikuese edhe ndaj vetes. Për të ruajtur linjat preferon gjithnjë koktejlet e frutave, pasi nuk e konsumon alkoolin.
-Tashmë jeni e njohur për publikun si balerinë, modele dhe miss… Por, së fundi keni shfaqur talentin tuaj edhe si prezantuese. Si lindi ky projekt, na trego diçka më tepër? 
Tashmë u bënë vite që po merrem me balet & modeling. Së fundi isha prezantuesja e spektaklit ‘Miss Shkodra’, kjo ishte eksperienca e parë për mua në modelim, por dola shumë mirë. Falënderoj producentët dhe stafin që ma besuan mua drejtimin. 
-Të gjitha bukuroshet aspirojnë boten e televizionit, po ti? 
Po, pse jo edhe unë jam një ndër to. 
-Çfarë ka më shumë rëndësi për ty: fama apo suksesi? 
Të dyja janë të ndërthurura me njëra-tjetrën dhe shkojnë në harmoni. 
-Si e kalon ditën Tila? 
Mëngjesi im nis herët, pasi kam hapur një butik ‘Hollywood Chic’ dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloj aty. Më tej me familjen e shoqërinë.
-A vishen bukur shqiptarët? 
Veshja e shqiptarëve më duket si e viteve ‘97, zhurmë dhe rrëmujë. Njerëzit mundohen dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në fakt, por dikush mbërrin dhe dikush jo, shpeshherë kjo vjen edhe si bllokim i një mentaliteti paragjykues, për sa i përket veshjes. 
-Çfarë nuk do të vishje kurrë? 
Perçe, hahahhah!
-Personazhi shqiptar i veshur më mirë, sipas jush?
Këngëtarja Anjeza Branka, e kuruar në çdo aspekt. 
-Pro apo kundër ndërhyrjeve estetike? 
Pro, është viti 2016 dhe kirurgjia plastike ka avancuar shumë.
-Ju vetë, a i jeni nënshtruar ndonjë lloj ndërhyrje? 
Po, kam ndërhyrë te gjoksi. 
-Çfarë nuk mungon në çantën tënde?
Portofoli, parfumet dhe çelësat e makinës. 
-Cilës pjesë të trupit i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor?
Përpiqem të tregoj kujdes të veçantë kryesisht me lëkurën, pasi e kam pak delikate. Produktet e mia të preferuara janë të linjës Dior. 
-Parfumi i preferuar? 
Amourage, parfum francez. 
-Më thuaj të vërtetën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje festive? 
Rreth dy orë po, minimumi. 
-Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes? 
Specialitetet e detit. 
-Koktejli ideal për të kaluar një natë të bukur?
Preferoj gjithnjë koktejlet e frutave, pasi nuk e konsumoj alkoolin.

Shkrimi u botua në Gazetës Telegraf të datës 23.01.2016
Sigal