Nepsi i shtatzënisë/ Nga Emina Cunmulaj te Erisa Xhixho, Amarda Toska dhe Zajmina Vasjari

755
Dëshira për ushqime të zakonta e të pazakonta, megjithëse në dukje një tekë e momentit e nënave shtatzëna, kohë më vonë ruhet edhe si një tregim i bukur për fëmijën që do të vijë në jetë.Ndonjëherë më shumë të kripura sesa të ëmbla, ndonjëherë të athëta apo pa kripë, dëshirat e nënave në pritje janë nga më të çuditshmet. Cili baba nuk i ka dëgjuar shijet ekstreme të partneres gjatë pritjes së ëmbël?
Sigal

Pak ditë më parë, pasi zbuloi shtatzëninë e dytë, Erisa Xhixho, tha se gjatë gjithë ditës shijonte ftonj dhe nga ky fakt, të gjithë miqtë rreth e rrotull mësuan se një bebe po vinte së shpejti.

Jo më larg se një javë më parë, edhe modelen e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, e zuri nepsi i shtatzënisë. Edhe ajo, në pritje të fëmijës së dytë, kishte dëshirë të shijonte ushqimet tradicionale shqiptare, meqenëse në Amerikë nuk e ka këtë mundësi gjithmonë.

Edhe Zajmina Vasjari, e cila është në javët e fundit të shtatzënisë, e teproi më shumë me ëmbëlsirat dhe bakllavanë, në fundvit, por për fat të mirë nuk mori më shumë kilogramë se bebja.

Ndërsa një tjetër e njohur Amarda Toska e ka pasur merak që të konsumojë qumësht të konservuar.