Nëpër rrugët e Atdheut!

518
Sigal

 Ismail H. Xhaferri

Nëpër rrugët e
Atdheut

S’merret vesh nga
hyn nga del

Mund të nisesh me
makinë

Dhe të kthehesh
me barelë.

 

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Diku gropa, diku
gurë

Mund të nisesh me
makinë

Edhe të mos
kthehesh kurrë!

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Jo me mjet, por
dhe me hapa

Mund të ecësh siç
thotë kodi

Po ta fut tjetri
nga mbrapa.

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Lapidar çdo cep
të tokës

S’janë dëshmorë
të atdheut

Por të vrarë nga
mendje kokës.

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Rrugë pa rrugë e
kthesa-kthesa

Shumë djem të
rinj në moshë

Ecin me shpejt se
urgjenca.

 

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Ligjet duket që
janë kot

Polici që bën
kontroll

Mund të
përfundojë nën rrotë.

 

 

Nëpër rrugët e
atdheut

Shumë zhurmë e
shumë ujë

Gjëmon
motori  makinës

Me pak naftë e me
shumë ujë.

 

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Plumb dyfeku
mjaft shoferë

Në mos në një
kthesë tek tjetra

Zbret makina në
humnerë.

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Të vete shpirti
në dhëmbë

Në ca rrugë ku
shkojnë makinat

Nuk kalon dot as në
këmbë.

 

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Brenda në makinë
kallashi

Ca të dehur nga
rakia

Ca të dehur nga
kallashi.

 

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Çdo shofer e një
kobure

Dhe libri i kodit
rrugor

Është thjesht një
paçavure.

 

 

Nëpër  rrugët e Atdheut

Paguaj taksën dhe
ik

Po gjëkund nuk
sheh tabela

Nuk sheh as sinjalistikë.

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Qofsh i vetëm a
me shokë

Të nisesh për
udhëtim

Duhet që të kesh
dy kokë!

 

 

Nëpër rrugët e
Atdheut

Një urim na del
përditë

Të rrojnë
tenderat që bëhen

Bashkë me ta dhe
tenderxhinjtë!