Neda Balluku: Ne jemi zgjedhjet që bëjmë

1943
Kam shumë frikë nga plakja, rri minuta të tëra para pasqyrës për të kontrolluar nëse ka ndonjë rrudhë të re
Neda Karafili (Balluku), ka qenë një ndër banoret më të përfolura të edicionit të 4-t të “Big Brother-it”. Ndonëse gjatë aventurës së saj në shtëpi, ajo njohu bashkëshortin e saj Ogrenin të cilët sollën në jetë dhe djalin e tyre Serzh. Ndryshe nga shumë çifte të tjera, ata dy ditën t’i rezistonin kohës dhe tashmë kanë krijuar edhe një familje të bukur me djalin e tyre. Neda sdo ta përsërisi më kurrë një eksperiencë të tillë nëse do t’i jepej mundësia. Gjithashtu Neda është cilësuar si një vajzë e lexuar, dhe një vajzë me një intelegjencë të madhe. Ajo mbahet mend si një ndër banoret e Big Brotherit më të sulmuara por që me zgjuarsinë e saj diti t’ia dalë më së miri . Neda në një intervistë për gazetën “Telegraf” tregon perjetimin e te qënit mami, për kohën që ndan me djalin dhe raportin që ka me bashkëshortin e saj Ogrenin. Neda flet dhe për pasionet e saj dhe per Nedën si kuzhiniere. 

Çfarë është gjëja e parë që bëni sapo zgjoheni në mëngjes? 
Mundohem të ngrihem nga krevati sa më shpejt, në mënyrë që të shijoj për vete ritualet e mëngjesit dhe sidomos vaktin e mëngjesit, pa u zgjuar ende Serzhi. Sepse në të kundërt, do më duhet të ha vetëm në këmbë dhe shpejt e shpejt. 

Më pas si vijon dita? 
Me betejën për t’u bërë gati dhe për të dalë nga shtëpia. Kush ka fëmijë të vegjël më kupton. 

Nga dalja e Big Brother deri tani sa ka ndryshuar jeta e Nedës? 
Shumë. Tani kam familjen time. Fakulteti dhe leksionet kanë mbetur në të kaluarën, edhe pse shumë shpesh, kam tundimin për t’u rikthyer për të studiuar diçka të re. 

Çfarë mbani mend nga ky spektakël? 
Gjithçka. Çdo buzëqeshje e stres, çdo ankth e lumturi. Për mua do mbetet gjithsesi një pjesë shumë e rëndësishme, sepse aty njoha njeriun e jetës sime. 

Nëse do t’ju jepej mundësia do ta përsërisnit sërish? 
Ma kanë bërë edhe në të kaluarën këtë pyetje dhe përgjigja qëndron e njëjtë – jo! Jam dikush tjetër tani dhe kërkoj të tjera gjëra. Për më tepër, përfaqësoj akoma më shumë për njerëzit e mi. Jam nënë me impenjime tashmë, jo më një studente “spensierata”. 

Nga 1 deri në 10, sa romantike është Neda? 
Jam shëruar në krahasim nga ç’kam qenë, e pranoj. Por shpesh, e ndjej që ajo pjesë romantike e mbetur e imja lufton me pragmatizmin e zgjedhur për të menaxhuar ditën. 

Ju apo Ogreni kush jeni më romanik? 
– Edhe aq sa më ka mbetur prapë unë jam më shumë. 

Kush është më shumë xheloz nga ju të dy? 
-Ogreni s’ka lidhje me xhelozinë. Unë ndoshta kam pak më shumë. 

Kush bën më shumë dhurata nga ju të dy? 
Unë i bëj të shpeshta dhe simbolike. Ai të rralla dhe të mëdha. 

Të kthehemi pak te Neda si mami, si është? 
E dashur dhe e rreptë. 

Sa kohë kaloni me djali dhe Ogrenin? 
Nëse nuk jam në punë, jam me Serzhin dhe Ogrenin. Gjithmonë. Nuk e konceptoj dot të bëj diçka pa ata të dy dhe të jem diku pa ata të dy. 

Cila është përralla që i tregoni çdo natë djalit? 
-Djali im ka interes vetëm për histori reale. Është e çuditshme por atij shumë pak i interesojnë historitë e spiderman apo të maçokut me çizme në krahasim me rrëfimin, pse sesi kemi kaluar ditën në punë dhe si ishte kur ishte i vogël etj. Besoj nga ky aspekt i ngjan të atij që është shumë i lidhur me realitetin dhe ka interes të madh për aktualitet. Unë jam pak më shumë tek retë dhe sidomos në botën time. 

Me kë është më shumë i lidhur djali me ju apo Ogrenin? 
Të jem e sinqertë unë punoj shumë që ata të dy jenë të lidhur me njëri-tjetrin. Ëndërroj që im bir, të këtë babanë e tij idhull dhe hero. 

Neda beson në dashurinë e rastësishme, pasi ju jeni dashuruar në një show televiziv? 
-Besoj tek dashuria. Besoj shumë. Dhe besoj se s’ka formula e as skenare. Dashuria thjesht ndodh dhe rrethanat nuk kanë rëndësi. 
Ju jeni i vemi çift që funksioni më mirë nga të gjithë çiftet e tjera të krijuara aty brenda.
Ne jemi një çift si gjithë të tjerët. Pa etiketime të mëtejshme. 

Për çfarë ju mërzit Ogreni më shumë? 
– Ah! Është vonesaxhiu më korrekt në botë.

Cila është pyetja që ju bëhet më shpesh? 
– Kur do e bëni bebin tjetër? 

Cili është sekreti me i vyer që keni mësuar deri tani? 
Ne jemi zgjedhjet që bëjmë. 

Taka apo atlete çfarë përdorni më shumë? 
– Takat vetëm për rastet kur duhen. 

Dietë apo sport? 
– Mundohem tek të dyja dhe s’kam tamam sukses tek asnjëra. Dështoj tek vullneti. 

Gjëja më e guximshme që keni bërë deri tani? 
– Kam bërë një fëmije 24 vjeç. Qëndron?

A keni frikë nga Plakja? 
– Shumë. Mund të rri minuta të tëra para pasqyrës për të kontrolluar nëse ka ndonjë rrudhë të re.

A është Neda një kuzhiniere e mirë? 
– Jam një kuzhiniere që po mësoj të gatuaj mirë. 

Pra për ju dhe bashkëshortin tuaj dashuria vjen nga stomaku? 
– Për mua jo domosdoshmërish. Unë mendoj për ushqimin vetëm kur kam uri. Por jam e sigurt që Ogreni do më dashuronte shumë herë më shumë, nëse do isha masterchef. 

Era Çela
Sigal