Në prag provimesh? Ja si të shmangni stresin për 15 minuta

553
Ngarkesa mësimore dhe presioni i provimeve në fund të sezonit shkollor janë shkaqet kryesore që shumë adoleshente bien pre e depresionit.
Ekspertët këshillojnë adoleshentët që për tu mbrojtur nga sëmundjet mendore duhet të ecin të paktën një kilometër e gjysmë në ditë. Aktiviteti fizik jo vetëm mbron shëndetin mendor por këshillohet dhe për një zemër më të fortë dhe ul predispozitën për tu prekur nga diabeti i tipit 2.
Benefitet e ecjes në natyrë dhe ajër të pastër i ka vërtetuar së fundmi dhe studim i ekipit të shkencëtarëve dhe profesorëve, kanadez, austrialan dhe britanik.
Studiuesit morën në analizë për 6 vite rreth 3 mijë shkolla, ku fëmijët i përkisnin grupmoshës 15-19 vjeç, dhe vunë re se nga viti në vit aktivitetet fizike uleshin.
Shkak për këtë sipas profesorit dhe udhëheqësit të studimit Mark Beauchamp , është ndryshimi i stilit të jetës, adoleshentët fokusohen më shumë tek mësimet dhe tek tekonologjia dhe e kalojnë në planë të dytë aktivitetin fizik.
Statistikat e ditëve të sotme tregojnë se 1 në 5 fëmijë kalon të paktën njëherë në vit probleme të shëndetit mendor.
Qeveritë e shteteve të zhvilluara kanë nisur të ndërmarrin masa për shtimin e aktivitet fizik në shkolla. E para që e ka nisur nismën është SHBA e cila ka vendosur që në institucionet e edukimit, fëmijët çdo ditë të bëjnë të paktën 15 minuta aktivitet fizik.
Sigal