Në Pakistan temperaturë rekord 53,5 gradë celsius

654
Në qytetin Turbat, në provincën Baluçistan të Pakistanit, u regjistrua dje temperatura më e lartë në historinë e vendit.

Zyrtarët e Entit Meteorologjik të Pakistanit regjistruan dje temperaturën 53,5 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë ishte regjistruar më 30 maj të vitit 2009, kur kishte arritur deri në 52 gradë Celsius.

Zyrtarët kanë theksuar se Pakistani ndodhet nën ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe se vitet e fundit temperaturat ekstreme kanë rritur ndikimin në gjithë vendin.
Sigal