Në nderim të 146-vjetorit të lindjes së poetit, At Gjergj Fishta

242
Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 – Shkodër, 30 dhjetor 1940) ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), përkthyes, publicist, arsimtar, estet, piktor (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura), deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Është shqiptari i parë i kandiduar për çmimin Nobel. Zeka lindi më 23 tetor 1871 prej Ndokë Simon Ndocit dhe Prendes së Lazër Kaçit mbas tre vëllezërve dhe një motre, familja e tij qe shpërngulur nga Gjakova rreth vitit 1709. U pagëzua Zef nga arbëreshi Át Leonardo de Martino, famullitari i atëhershëm i Troshanit. Për cilësitë e mira që kishte, ra në sy të Át Marian Pizzochini nga Palmanova, Udine, i cili kërkoi nga prindët e tij që ta shkollonte djalin. Prindët nuk e refuzuan dëshirën e fratit. Meqë në fshatrat aty përqark nuk kishte shkollë, e dërgoi me shpenzimet e veta në shkollën fretnore hapur që nga viti 1861 në Shkodër. Me hapjen e kolegjit të Troshanit më 1880 prej Át Marianit me mbështetjen e Gjon Pjetrit nga Bergamo, prefekti i misionit të Kastratit – Zeka 11 vjeç kthehet nga Shkodra tashmë si nxënës për t’u dalluar në shenj për nga mprehtësia. Në këtë kohë i shfaqen dhimbje në zemër, sa etnit françeskanë e dërgojnë menjëherë në Dubrovnik të Dalmacisë (Kroaci) për shërim. Pasi kthehet vijon sërish mësimet në Troshan.
Gjergj Gjergji
SHQYPNISË
(1909)
T’ falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri! 
I lum njimend jam un n’gji tand tue rrnue,
Tue gzue t’pamt tand, tue t’hjekë atë ajr t’kullue
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri
Kje Lumi vetë, qi mue m’dergoi ksi hiri
Për nën qiell tande t’kthielltë un me u perftue.
Malet e hjedhta e t’blerta me shikjue,
Ku Shqypnija e Burrit s’dron se i qaset niri.
Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana
E armvet n’za, qi shndrisin duert e t’lumit,
Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:
Eden n’Balkan ti je; ti prej t’Amshuemit.

GJUHA SHQYPE
Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjijt e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjama e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu a gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po a e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellve tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’ameshimit.

SHQIPNIA E LIRË
(1921)
Do t’valvitet m’Kaçanik
M’Kaçanik, po, do t’valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarvet,
Përse toka shqyp ku flitet,
Ajo vetë asht, q’i prej t’parvet
Trashigim na e kemi pasë:
Mbrendë i huej, jo ma s’do t’shklasë,
Posë atëherë kur vjen për mik.
Jo, jo: sot na ktu sundojmë;
Ktu s’hecë fjala e tjetër kuej;
Gjall Lirin’ na nuk e lshojmë
S’njohim mbret as krajl të huej.
Zoti n’qiell e na mbi tokë:
Me gjithkënd vllazen e shokë,
Por se i cili m’cak të vet.
Lahuta e Malësisë
Fragmente
(Tek Epika shohim tw skalitura si postulate pjesw tw historisw sw vwrtetw tw Shqipwrisw, tw miqve e tw armiqve tw saj) 

Shënim i (GJ.Gj.)
Por kush tha Zot’ Harushes s’Verit *
N’dorë tande a mbarë Europa
Dert mos ki per t’drejta t’njerit
Si t’duesh ndaje copa-copa?
Cili zot tha shkjaut: Merr drapnin
korr ku s’mbolle, mbjell n’arë t’hueja
Der ku t’duesh ti mate hapin
Shqiptaria asht n’duer tueja?
Bini Toskë ju n’pikë të vrapit
mos t’u ndalin mal as zall
Naim Frashëri i ra Qitapit
Mos me e lshue Shqipninë për të gjallë
Ju prej Dibret, prej Bishkashit
Çohi djelm si shqipe t’lehta
Ka gjimon asht topi i Knjazit
Për Shipni t’mos u dhimet jeta.
Ma mirë dekë nën dhe me u kja
Se me marre gjallë mbi dhè
Për dhè t’vet kush dekë ka rà
Ai s’ka vdekun, por ka lè.
*- Rusia

(Një ligjerim në gojën e Marash Ucit tek Lahuta… mund te cilesohet si amanet i Fishtes per brezat, nje “shkolle” e vertete edukimi, pse jo edhe per sot… 

(Shënim i Gj.GJ.)
Amanet un ‘jam t’u lanë,
Me ruejtë gjanë, me kqyrun sta’n,
Armet e mbushme mos me i dhanë,
Me shokë tuej kurr mos m’u xanë
Mos m’u xanë, as mos m’u nga
Pse n’ditë t’ngushtë këta u gjinden vlla
Si me pushkë ashtu me uha.
T’huejn me fjalë mos t’ a poshtnoni;
Bukën para, por t’ia shtroni
N’Shqiptari si a kenë zakoni,
Por me i besue, mos i besoni.

Edhe n’mend kinje nji fjalë:
Zemres s’frytë me i lanun dalë;
Fjalët për pajë kurr mos me i ndalë,
Ujit turbullt mos me i ra,
Mos me i dalun n’va t’pa va;
Me iu ruejtun shakës tërbueme,
Me iu ruejt , po, grues së lshueme;
Vendin tuej me dashtë përore,
Me ruejt besë, mos me çartë ndore.

Për dëshmorët në Letërsinë Shqipe zor se gjendet ndonjë poezi mw e bukur e dinjitoze. 
(Shënim i Gj.Gj.)
…O ata t’lumtë që dhanë jetën,
O ata t’lumtë, që shkrinë veten,
………………………………………..
derdhen gjakun tue luftue,
porsi t’Parët u pa’n punue!
Lehtë u kjoft mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak’lli, bora e serotina:
E der t’kndojnë në mal ndo i Zanë,
e der t’ketë n’det ujë e ranë,
der’ sa t’shndrisin diell e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n’kangë e n’valle, por u kndojshin.
E njaj gjak qi kanë dikue,
ban, o Zot, qi t’jesë tue vlue
për m’ia nxe zemrën Shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t’Parit!
Tek satirat në “Anzat e Parnasit”, përveç tjerave nënvizojmë fuqinë profetike të mirfilltë si “Dredha e Djallit”, ku paralajmeron ardhjen e dreqit te kuq (komunizmit) ne Shqipëri qysh më 1908, pra 9 vjet perpara se ai te triumfonte në Rusi, më 1917 (Shënim nga Gj.Gj.)

DREDHA E DJALLIT
E shka t’lânë kta kater ujq, 1)
Që i kercnohen shoqi-shojt,
Thonë, do t’dalë nji dreq i kuq,
Që pa dhimbë do t’i a njesë thojt.
Edhe m’duket se per né,
Mor’ Shqyptarë, ky djáll i zi
Sa mâ para ka me lé,
Pse na dreqnit kem’ kojshi…
Qe, pra, tash se per ç’arsye
Punë n’Shqypni s’jet pa u shperthye,
Due me thânë, pa u partallisun
Çdo pûnë mbarë qi t’jete nisun
E kjo nâmë, ase kjo rrfé,
Ka me ngjatun, thom, nder né
Dersá menden na t’a rrisim
E me dije mos t’a shndrisim;
Dredha e djallit, pse s’âsht tjeter
Si e kam kndue nder libra t’vjeter
Veç padija dhe krenija,
Qi shkojn njitë si trupi e hija.
1). Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria

MOMI
(1902 )
(MOMI – I biri i Nates e i Gjumit, vellai i marrisë, hy prozhmimesh)
…Kushdo fjalet nuk matë ku vrasin,
Ate e ndjeke perhere rreziku;
Pse shqyptaret nje fjale e flasin:
Ç’ ka t’ ban goja, s’ t’ ban anmiku…

M’ kambe kryekungujt prej si u vune,
Duel padija n’ krye te vendit;
Njerzt e kenun u poshtnuene,
Mbeten t’urtit jashte kuvendit.
Duel me faqe t’ bardhe tradhtari,
Shpirt e fis qe ka kuleten;
U ndeshkue pa dhimbe shqyptari,
Qi per fis jep gjane e jeten.
Shqypnise zani atehere i humbi,
T’ huejt mbi qafe i a vune thembren,
E e mbloj skami, terri e gjumi,
Djemte e vet ia lnuren zemren.
E shqyptaret, jo veç s’e nisen
Per keto pune perjashta Momin,
Por ma fort madje e konisen,
Msue gjithmone me nderue llomin…

KOHA E ARIT NE SHQYPNI
(1907)
…Sot ma shpejt nje thes me pleshta
Ti ban bashke se dy shqyptarë.
Sa jane fise permbi dhè
Me bashkim kta n’drite kane dale:
Ka çite dreqi pushke mbi ne
Mos me u ba dy vete m’nji fjale.
…Sepse ktu kujton seicili
Se ka mend edhe me shitun:
Thue se mendja e holle e kshilli
Vijne prej vedit n’krye t’u rritun.
JO, heu paça ! S’jane mendte fieri
Per me u rrite neper morriza:
S’a bà i dijshem kush pa hiri,
Ndeje peshtete e tu njehe miza…