Sigal

Në kuadër të 29 Shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”, Muzeu Historik Kombëtar çel për publikun ekspozitën fotografike me titull “Trashëgimia kulturore shqiptare në botë”.

Shumë objekte të trashëgimisë kulturore gjenden të ekspozuara jashtë territoreve shqiptare. Objektet të cilat kanë origjinën si dhe certifikatën e autorësisë në Shqipëri, sot ndodhen në muzetë e shteteve të ndryshme të botës.

Fotografitë e objekteve të paraqitura për publikun gjenden në muzetë më të mëdha të botës, si në Londër, në Vjenë, në Luvër, në Stamboll, në Janinë, në Athinë, në Nju-Jork, në Toronto etj.

 29 shtatori është dita kur kujtojmë trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë europiane, ku të gjitha vlerat e saj materiale e shpirtërore bëhen një së bashku për t’u përcjellë brezave si dëshmi e identitetit kulturor dhe europian.

Ju mirëpresim ditën e shtunë, datë 29 Shtator 2018, ora 11.00, në Hyrjen Kryesore të Muzeut Historik Kombëtar nga Sheshi “Skënderbej”!