Në krizë me partnerin? Tradhëtia mund të jetë shpëtimi i të dyve

635
Për shumë tradhëtia është pabesia më e madhe dhe e vetmja gjë që mund t’i japë fund një lidhjeje në moment, por sipas një guruje të marrëdhënieve, tradhëtia s’nënkupton domosdoshmërisht fundin e lidhjes, në fakt mund ta bëjë më të fortë.Esther Perel, terapiste e seksit dhe lidhjeve, këmbëngul se tradhëtia mund të jetë e shëndetshme, sepse e bën një çift të forcojë martesën. “Shumë marrëdhënie jashtëmartesore janë ndarje, por të tjera janë pajtime,” tregon ajo për The Observer.
Perel nuk justifikon lidhjet jashtëmartesore, por thekson se kjo nuk e përcakton nëse çifti është më i mirë apo më i keq. Sipas saj njerëzit duhet të kenë të qarta vendimet që do të marrin dhe pasojat që vijnë më pas dhe në rastet e tradhëtive, divorci nuk ka pse të jetë i vetmi opsion. Ndonjëherë lidhja pas tradhëtisë bëhet më e fortë dhe më e thellë se ajo e mëparshmja.
Sigal