Në administratën shtetërore punojnë dhe drejtojnë 14 mijë e 353 persona me diploma fiktive e false që po “legalizohen”

694
Përparim HALILI
Jo amnisti, por “Veting” për këto diploma, me objektivin e vetëm për të pastruar administratën publike nga analfabetët
Po ndodh si me amnistinë fiskale. Që shteti pasi voli detyrimet nga bizneset dhe qytetarët e ndershëm e të rregullt, bëri ligj për faljen e hajdutëve, falsifikatorëve dhe trafikantëve, mes të cilëve janë edhe shumë shtetarë e politikanë 
Njohja e diplomave false si të rregullta është një tallje e madhe me intelektualët, akademikët, profesorët, matematikanët, mësuesit, shkencëtarët, inxhinierët, ekonomistët, gjuhëtarët, diplomatët e karrierës dhe Ushtarakët Madhorë e atë të thjeshtë, mbasi shteti i tyre i detyron të kenë kolegë e shefa analfabetë të pajisur me diploma kleringu, të blera e shkëmbyera në universitetet mejhane 
Nëse “produkti” që lanë pas universitet kioska e mejhane janë mijëra individë të pajisur fiktivisht me kartonë-diploma false, njohja e këtyre diploma ka dhe dot të ketë pasoja të rënda, të pa riparueshme për administratën publike, e cila nuk është një numër zyrash me mobilie pajisje, por përcaktuese në punët e shtetit, të ekonomisë, financave kombëtare, të diplomacisë e policisë, të ushtrisë e sigurisë kombëtare, pra të funksionimit dhe cilësisë së shoqërisë shqiptare. Pse? Sepse amnistia që u bëhet këtyre diplomave false, nuk është pranim i një biletë false stadiumi, bingoje, estrade e autobusi, por është akt shtetëror për të miratuar me ligj mbushjen e zyrave me analfabetë, të cilët do të punojnë në zyrat e shtetit dhe sektorët e shërbimeve publike. me këto diploma në xhep, të barabartë me të diplomuarit dhe kualifikuarit profesionistë të çdo fushe, këta “dru me pre”, do të përfaqësojnë vendin në botë, do të drejtojnë policinë e ushtrinë, arsimin, shëndetësinë, bankat, tatimet, doganat, portet, aeroportet, energjinë, bujqësinë, kulturën e artin! Diplomat e tyre false që do të njihen pas pak ditësh me VKM-në elektorale të “rilindjes” si certifikata reale universiteti edhe si lista notash konkurruese në karrierën zyrtare, janë në fakt një “shkatërrim i plotë i administrimit të punëve, i strukturave drejtuese e zbatuese të shtetit. Mirëpo ja, që ato thuhet se këto diploma kartonë pa vlerë, do të njihen për një “thes vota: më shumë në favor të “rilindjes”, por edhe për shkak se [për t’i legalizuara si “të rregullta”, janë të interesuar shumë politikanë, shtetarë e zyrtarë të lartë që kanë të pajisur me këto “kallëp” diplomash false familjarët, shokët e madje edhe veten e tyre! Me këto diploma ata kanë bërë e do të bëjnë karrierë, duke garantuar vende pune dhe poste drejtuese në shërbimet publike e institucione, të cilat u janë dhënë si shpërblim për militantizmin partiak dhe lidhjet nepotike me shtetarët e lartë. Pikërisht këto kontingjente pa arsim ta lartë faktik, por që në xhep kanë nga 2-5 diploma universitare të cilat do t’u quhen të vlefshme, ata janë futur në punë në zyrat e shtetit dhe janë graduar si shefa. Janë bërë edhe ministra aktualë, zv/ministra, drejtorë në zjarrfikëse, ujësjellës, transporte, kryetarë në këshilla qarqesh, shefa sektori në naftë, kontrollorë të policisë rrugore, drejtor të kontrollit ushqimor (AKU) në qendër e zona. Janë bërë doganierë, tatimorë, drejtorë shkollash e zyrash arsimore në rrethe, kryetarë bashkie, prefektë, deputetë, sekretare e shefa kabineti ministrash, konsuj, sekretar ambasadash, postier diplomatik, shefa teknike e pse jo edhe drejtorë drejtorie brenda në Ministrinë e Arsimit, siç është rasti i zyrtares së lartë E. I, që po me diplomë false ishte punësuar edhe zv/rektore në një nga (h)universitet që jepte diploma e tituj master, shkëmbyer me klering në produkte e mallra të çdo lloji, mjafton të kishin vlerën e tarifës financiare të caktuar prej tyre. Të diplomuar me klering në universitet-bizneset e mbyllura e disa të lënë ende hapur, ka në shumë zyra shteti e shërbimesh publike, ku rekordin mbajnë tatimet, doganat, policia, arsimi, shëndetësia, nafta, energjia, portet detare, shërbimet në aeroporte, ushtria etj. Sipas një raporti përmbledhës që disponon kryeministri, të përgatitur prej një grupi pune me urdhër të BE, rezulton se në administratën shtetërore punojnë si nëpunës 14 mijë e 353 persona me diploma fiktive e false që thuhet se do të “legalizohen” pas disa ditësh, kur dihet që krejt administrata publike është 88 mijë punonjës, Në këtë numër analfabetësh me diploma “shkencëtarësh” të cilët kanë uzurpuar zyrat me blerje vendesh pune, me familjaritet politikanësh e shtetarësh dhe me shërbesa ndaj kupolave partiake, nuk përfshihen afro 30 mijë persona me diploma false, të cilët punojnë në sektorin shtetëror jo buxhetor ose gjysmë buxhetor të shërbimeve publike sidomos në shoqëritë anonime dhe institucionet me varësi të dy e trefishtë të institucioneve shtetërore ku plotësohen letra fiktive për gjoja kryerje punësh! Në këto kontingjente, bëjnë pjesë edhe ata që kanë paraqitur diploma të universiteteve të huaja, shumica e të cilëve janë emëruar drejtues të lartë në administratë, institucione të larta e shërbime publike. Edhe këto diploma do të njehsohen (njihen) nga shteti shqiptar si të rregullta, por pa u verifikuar më parë. Siç e kemi publikuar dje, numri i këtyre diploma është 21 mijë copë, të paraqitura e futur në dosjet e atyre që kanë aplikuar. por thuhet se ky numër shkon deri në 110 mijë, konstatuar nga një sondazh i realizuar nëpërmjet aplikimeve që janë bërë për punësime në administratën publike në 10 vitet e fundit. 
Jo amnisti, por “Veting” të hollësishëm për këto diploma fiktive e false
Është absurd e madje skandaloz lajmi, që këto diploma false fiktive që si vlerë kanë vetëm kartonin, do të njihen nga shteti shqiptar, duke i lejuar të përdoren për punësime, emërime e konkurrime në funksione zyrtare e deri për marrje gardash e titujsh shkencor. Nuk do jetë çudi ndonjë ditë, kur ndonjë nga këta të diplomuar “dru me pre” me 4-5 klasë shkollë ta ndeshim nëpër zyra si ministër apo si drejtues në ndonjë muze, në ndonjë qendër kulture, në ndonjë ambasadë apo edhe si drejtues në Akademinë e Shkencave! Kjo është tepër e rëndë dhe duhet ndalur urgjentisht. Jo vetëm që nuk duhen njohur diplomat e universiteteve që nuk u njohën e u mbyllën n pas vitit 2013, por edhe duhet të nis e bëhet “Veting” detajuar për këto diploma, me objektivin e vetëm: hedhjen e tyre në koshin e plehrave dhe largimin nga administrata të personave që i kanë përdorur për punësime në zyrat e shtetit dhe emërime në funksione të larta shtetërore. E jo vetëm të ketë kundërveprim administrativ, por edhe proces ligjor për ndëshkimin e falsifikatorëve dhe përfituesve prej këtij falsifikimi gjigant. Si shpjegohet fakti që dënohet një varfanjak i cili paraqet librezë uji me pagesa false dhe nuk shqetësohet drejtori apo shefi i burimeve njerëzore të ujësjellësit. Gjobitet, sekuestrohet një jetim në varfëri ekstreme që shet fara pa licencë dhe nuk preken dhjetëra inspektorë e shefa tatimesh të punësuar dhe emëruar në detyra, me diploma false?! Po ndodh si me amnistinë fiskale, që shteti pasi mblodhi detyrimet nga bizneset dhe qytetarët e ndershëm e të rregullt me me kërcënime për burgosje e bllokim aktiviteti, bëri ligj për faljen e miliardave të hajdutëve, falsifikatorëve dhe trafikantëve, mes të cilëve janë edhe shumë shtetarë e politikanë. Njohja e diplomave false si të rregullta është një tallje e madhe me intelektualët, akademikët, profesorët, mësuesit, shkencëtarët, inxhinierët, ekonomistët, gjuhëtarët, diplomatët e karrierës dhe ushtarakët madhorë e atë të thjeshtë, mbasi shteti i tyre i detyron të kenë kolegë e shefa analfabetë, të pajisur me diploma kliringu, të blera dhe shkëmbyera në universitetet mejhane. 
box
Ja 30 nga institucionet, ku deri tani është zbuluar se janë punësuar individë me diploma kleringu 
1. Kryeministria 
2. Arsimi
3. Ministria e Brendshme 
4. Ministria e Jashtme 
5. Ministria e Mjedisit 959
6. INSTAT 216
7. Arkiva e Shtetit
8. Tatime
9. Dogana
10. Ministria e Energjisë 
11. Ministria e Ekonomisë 
12. Ministria e Financave
13. Ministria e Kulturës 
14. Ministria e Shëndetësisë 
15. Ministria e Mbrojtjes 
16. Mbështetje për Shoqërinë Civile
17. Ministria e Energjisë dhe Industrisë 428
18. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
19. KESH
20. HEC-e
21. Ujësjellësi
22. Bordet e |Kullimit
23. Çerdhe
24. Bashki
25. Qarqe
26. Inspektorate
27. Prefektura
28. Këshilla Bashkiakë
29. Kryepleq
30. Banka e Shtetit
Sigal