Ndryshim epokal: Facebook ju jep butonin për të luftuar lajmet e pavërteta!

480
Facebook i shpall luftë lajmeve të pavërteta!
Rrjeti social po shton një paralajmërim çdo herë që përdoruesit ndajnë përmbajtje të cilat mund të jenë “disputed”, ose me fjalë të tjera të kundërshtueshme. Kështu lajmet e pavërteta nuk do të etiketohen si të pavërteta, por të kundërshtueshme. Etiketa që ju paralajmëron në lidhje me një lajm do të shfaqet poshtë atij lajmi. Tashmë ju do të mund të shikoni nëse një histori rrezikon të jetë e pavërtetë që përpara se ta klikoni atë në mënyrë që të mos keqinformoheni apo humbni kohë. Ju gjithashtu do të mund të etiketoni si të kundërshtueshëm një lajm i cili ju duket i dyshimtë, në mënyrë që Facebook të hetojë më shumë rreth tij dhe të zvogëlojë përhapjen e lajmeve të kësaj natyre. Por jo vetëm kaq. Shpeshherë mund të shpërndajmë një lajm pa e ditur që është i pavërtetë. Këtu futen në punë “kontrolluesit e shpejtë” të Facebook, të cilët e kanë kontrolluar automatikisht lajmin dhe na lajmërojnë përpara se ta shpërndajmë atë se ky lajm rrezikon të jetë i pavërtetë. Kështu ne mund të zgjedhim vetë nëse duam të vazhdojmë ta postojmë apo të anullojmë veprimin. Sistemi natyrisht ka të metat e tij, por ky është një goxha fillim.
Sigal