Ndiheni të lodhur? Këto ushqime do ju rikthejnë energjitë

560
Evitoni lodhjen duke konsumuar këto ushqime:
Bollgur (1 kupë)
I pasur në fibra dhe proteina, ngrënia e bollgurit për mëngjes ndihmon për të stabilizuar sheqerin në gjak gjatë gjithë ditës.
Salmon (85 gramë)
Ky lloj peshku i pasur në proteina përshpejton metabolizmin dhe rrit energjinë.
Boronica (1/2 kupë)
Boronicat janë të pasura në antioksidues që luftojnë radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë lodhje. Këto karbohidrate të shëndetshme rikthejnë energjitë pa shtuar nivelet e sheqerit.
Thjerrëza (1/2 kupë)
Të pasura në fibra, thjerrëzat ndihmojnë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, ndërkohë që përmbajtja në selen përmirëson humorin shkruan Shëndeti.
Avokado (një gjysmë)
Acidet yndyrore tek avokado ulin inflamacionin e lidhur me gjendjet që shkaktojnë lodhje.
Kuinoa (1/2 kupë)
Proteinat dhe aminoacidet tek ky drithë pa gluten ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe rikthimin e energjive pas stërvitjes.
Bajamet (1/3 kupë)
Bajamet janë të pasura në magnez, lëndë ushqyese që ndihmon në konvertimin e sheqerit në energji. Ndërsa proteinat dhe fibrat sigurojnë energji pa ndikuar tek linjat trupore.
Sigal