Ndërron jetë “Piktori i Popullit” Vilson Kilica

127
Piktori i Popullit, Vilson Kilica nderroi jete në Tiranë, në moshën 84 vjeçare . Ai i përket brezit të piktorëve shqiptarë që studjuan në Akademitë lindore. Vilson Kilica, eshte themeluesi dhe dekani i parë i Institutit të Arteve në Shqipëri . Vilson Kilica përfaqesonte njeriun serioz, pedagogun e përgatitur dhe komunikues me studentët e tij, artistin e përkushtuar, prindin e dashur dhe familjarin shëmbullor, shkruhet ne nje njoftim për ATSH, nga Galeria Kombëtare e Arteve .
“Piktori i Popullit“ Vilson Kilica i përket brezit të nderuar të artistëve të artit shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit të XX-të. Emri dhe vepra e tij do jenë pjesë e historisë së arteve pamore shqiptare. Vepra e tij krijuese ruhet dhe ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, në GA, Fier , në koleksionin e familjes dhe në koleksionistë privatë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndodhen 40 vepra të piktorit të viteve 1960-1989. Veprat e artistit, janë pjesë e linjës aktuale muzeale të GKA.​