Nderim Abazi: Të zgjuar të bën jeta, ndërsa bukurinë ta fal natyra

573
Ka marrë pjesë në shumë sfilita dhe konkurse bukurie. Rruga që ka nisur e di që është e vështirë, por me kurajë dhe vizion ai mendon se do t’ia dalë mbanë. Aktualisht ka pasur disa sfilata dhe konkurse bukurie, por e fundit ishte para një muaji në ‘Mis dhe Mister Regjioni 2015’, e cila u mbajt në Kosovë. 
-Në sa sfilata keni marrë pjesë? 
Kam marrë pjesë në shumë Sfilita nuk kam një numër të caktuar. 
Për kë keni pozuar apo imazhi i kujt jeni aktualisht? 
Jam imazhi i shumë Butikëve këtu në Tetovë dhe jashtë vendit. 
-Cilat janë aktivitet tuaja të fundit? 
Kam disa aktivitete. I fundit është Fotosesioni në Butikun ‘Fashion Style’ në koleksionin vjeshtë-dimër 2015-2016. Aktualisht kam edhe disa tjera mirëpo do i le surprizë për fansat. 
-Tashmë është rritur numri i modelëve shqiptarë, ndihet konkurrenca? 
Po është rritur shumë numri i modelëve në Shqipëri, për arsye se të gjithë janë të pasionuar pas Modës, por nuk është kështu në konkurrencë. Nuk ndjehet konkurrenca, sepse përderisa jam këtu ku kam ardhur me forcat e mia, dhe besoj se i plotësoj të gjitha kërkesat e modelit konkurrues për të qenë një model i kërkuar. 
Mendoj se tregu shqiptar është i ngushte për arsye se modelët/et shqiptarë kanë fjalë dhe jo vepra apo të ardhura. 
-Si e kujtoni sfilatën e parë dhe konkurrimin? 
Mund të them që ishte një nga eksperiencat e mia të para dhe mbushur plot emocion dhe plot lumturi. 
-Cila është sfilata më e rëndësishme? 
Sa i përket sfilatave, për mua të gjitha janë të rëndësishme, sepse çdo ditë kërkohet më shumë punë dhe përkushtim i madh. 
-Po për shkollimin, cila është rruga që po ndiqni? Aktualisht ku studioni? 
Rruga që po ndjek unë është modelimi, mirëpo njëkohësisht jam student i rregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovës(USHT), ku studioj për Shkencat Politike. 
-Si e shikoni të ardhmen në modeling? 
Për të ardhmen është ende herët të flasim mirëpo me punë dhe angazhim besoj se do ja arrij qëllimit që një ditë ti realizoj ëndrrat e mia. 
-Kur ndiheni më mirë, kur ju thonë jeni i bukur apo i zgjuar? 
Për mua të dy fjalët janë të preferuara dhe ndjehem shumë mirë kur i dëgjoj të dyja, sepse të zgjuar të bën jeta ndërsa bukurinë ta fal natyra. 
-A e praktikoni plazhin nudo? 
Plazhin nudo nuk është se e kam praktikuar ndonjëherë mirëpo në të ardhmen nuk e di, ndoshta. 
-Cila është veshja e preferuar, sportive apo klasike? 
Janë dy veshje qe unë i kam te preferuarat e mia, por për një model veshje e përshtatshme dhe e duhura për t’u dukur me mire është klasikja. 
-Cilat janë synimet tuaja? 
Synimet e mia janë disa. Kam menduar të realizoj se shpejti një Fotosesion me një modele nga Shqipëria, por nuk mundet ta publikoj, për shkak se dua të ngelet një sekret. 
-A jeni i dashuruar dhe cili është mendimi juaj për dashurinë? 
Për Momentin nuk jam i dashuruar, sepse mendoj vetëm për punën që bëj dhe karrierën time si model, por është një ndjenjë e bukur dhe mendoj se nuk ka ardhur e duhura. Mendimi im për dashurin është: Dashuria është gjëja më e çmuar dhe më e bukur që ka krijuar Zoti, ajo nuk blihet, ajo dhurohet. 

-Çfarë do të lexoni gjatë pushimeve? 
. Nuk kam vendosur se çfarë libri apo romani do lexoj, mirëpo sigurisht që do lexoj diçka që më pëlqen. 

-Më mirë ndihesh mes meshkujve apo mes femrave? 
Mes “meshkujve” haha! Kam shumë shoqëri që më bëjnë të ndjehem mirë. Me ta natyrisht ndjehem më mirë. Mes femrave përcjellë një ndjenjë engjëllore dhe unë si xhentëlmen i bëj të ndihen dhe të ndihem mirë. 
-Ku i preferoni pushimet e verës? Më mirë në dimër apo në verë? 
Të dyja stinët kanë bukuritë e tyre po pushimet i preferoj më shumë në verë.

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 10.12.2015
Sigal