Ndahet nga jeta Pete Burns, për shkak të një ataku kardiak

599
Sigal

Vdes në moshën 57-vjecare këngëtari, Pete Burns. Lajmi u konfirmua nga menaxheri i tij shkruan Theguardian. Burns ishte një ndër emrat më të njohur të muzikës pop-rock, si vokalist i grupit anglez “Dead or Alive” por edhe si solist.

Pete Burns u nda nga jeta për shkak të një ataku kardiak, që tronditi familjen dhe miqtë e këngëtarit. 57-vjecari pak kohë m parë u bë pjesë e mediave për shkak të operacioneve të shumta plastike, që ka kryer, të cilat i shkaktuan probleme të mëdha me lëkurën.