Ndahet nga jeta në moshë shumë të re bashkëshortja e këngëtarit, Stefi Prifti

790
Ndahet nga jeta në moshë shumë të re Marina, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Stefi Prifti dhe nëna e dy vajzave të mrekullueshme. Lajmin është bërë i ditur këngëtarja Aurela Gaçe nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram. “Një mike u shkëput nga ne sot. Bashkudhëtarja në jetën e mikut tonë, artistit Stefi Prifti dhe nënë e dy vajzave të mrekullueshme. Vetëm 44 vjec.. Zoti lehtësoftë dhembjen, që lë pas një humbje e tillë për familjen.

Jeta është kaq e shkurtër… Ajo jetoi, frymoi deri sot dhe Tani askush nuk do të mund të zëvendësojë nënën, gruan, motrën e ikur….nënë e përkushtuar , grua, dashuria e Stefit qysh kur ishin studente, poete, pedagoge e kaq shume studenteve… Nga shpirti uroj dhëmbja të jetë sa më e lehtë për familjen. U prehtw nw paqe e mira Marina! Marina ‪bashkëshortja‬ e Stefi Priftit, mami i Marias e Joanës së vogël, u prehsh në paqe, engjëlli mbrojtës për vajzat e tua!

Sëmundja, që po merr kaq shume jetë njerëzish, vjen pa ndjerë, zë vend në trup e pastaj lufta është e dhimbshme, sepse na shkëput nga njerëzit tanë ( jam e prekur në familjen time dhe e di mire dhembjen shkatërruese)!”
Këto kanë qenë fjalët ngushëlluese dhe prekëse të këngëtares shqiptare.
Sigal