Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Met Bega

505
Ndahet nga jeta në moshën 69 vjeçare aktori i humorit shqiptar Met Bega. Met Bega ndërroi jetë pasi vuante nga sëmundja e parkinsonit. Lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit është konfirmuar nga vajza e tij, Matilda Bega.
Met Bega është i njohur për rolet në filmat “Edhe kështu edhe ashtu”, “Stolat në park”, “Tela për violinë” , “Dy herë mat” dhe shumë komedi të tjera. Simptomat e para të sëmundjes aktori i kishte patur rreth vitit 2000. Në 10-11 vjet, sëmundja kishte ecur dhe në 3-4 vitet e fundit ishte rënduar shumë. Met Bega u lind në vitin 1946 në qytetin e Tiranës.
Sigal