Ndahet çifti Swift-Harris, thashethemet ndikojn në martesën e tyre

560
Taylor Swift dhe Calvin Harris është pa dyshim çifti më i diskutuar për momentin në botën e showbiz-it. Për një moment u krijua bindja se lidhja e tyre shumë shpejt do të kurorëzohej në martesë, madje mediat shkruan se Harris kishte menduar edhe mënyrën e propozimit, dhe sigurisht unazën me diamante për Swift. Por asgjë nuk ka shkuar sipas parashikimeve. Çifti pas 9 muajve bashkë, një romancë e cila ishte mjaft intesive, ka vendosur të marrë një pushim.

Këngëtarja 25-vjeçare nisi të shoqërohej me DJ-in skocez në fillim të këtij viti dhe shpesh postonin fotografi në rrjetet sociale, përmes të cilave tregonin lidhjen e tyre, e cila sa vinte dhe bëhej më e fortë. Megjithatë, javët e fundit dyshja ka rënë në qetësi dhe sipas gazetës britanike “Grazia”, çifti ka vendosur të marrë një pushim. Një burim i ka dhënë gazetës se “çifti ka vendosur të ndahet për pak kohë. Spekulimet për një martesë të mundshme i trembën. Asnjëri prej tyre nuk ishte gati, por duket se të gjitha thashethemet bënë punën e tyre”, citohet të jetë shprehur burimi.
Sigal