Ndahen çmimet, ‘American Music AWards”, triumfojnë Drake dhe Rihanna

538
Sigal

U mbajt mbrëmë në Kaliforni ceremonia e ndarjes se çmimeve muzikore American Music AWards, ku fitues me nga tre çmime doli këngëtari kanadez, Drake dhe artistja nga Barbadosi, Rihanna.

Grupi muzikor amerikan “Green Day” shfrytezoi rastin gjatë performancës së tyre për të lëshuar mesazhe politike kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump. “Jo Trump, Jo Ku Klus Klan, jo Amerikës fashiste” thërriste vokalisti i këtij grupi. Billi Joe Armstrong.

Me pare Donald Trump ka deklaruar se është një fans i grupit amerikan të rokut Green Day. Artisti legjendar britanik Sting u vlerësua me çmimin e karrierës.

E gjithë ceremonia u prezantua nga modelja Gigi Hadid, e cila gjithashtu gjeti rastin për të lëshuar një sërë batutash në kurriz të presidentit të sapo zgjedhur Trump.

Yjet si Lady Gaga, John Legend dhe Ariana Grande, e cila u shpall artistja e vitit prezantuan hitet e tyre me te mira gjatë kësaj natë me plot te ftuar.
Lista e plotë e fituesve:

Artisti/ja e vitit
Ariana Grande
Artistja e preferuar Pop/Rock
Selena Gomez
Artisti i preferuar — Alternative Rock
Twenty One Pilots
Dyshja ose grupi i preferuar – Country
Florida Georgia Line
Tema më e mirë muzikore
Purple Rain
Artisti i preferuar — Rap/Hip-Hop
Drake
Artisti i ri i vitit i zgjedhur për T-Mobile
Zayn
Kënga e preferuar — Country
Tim McGraw, “Humble And Kind”
Bashkëpunimi i vitit
Fifth Harmony Featuring Ty Dolla $ign, “Work From Home”
Artisti i preferuar — Electronic Dance Music
The Chainsmokers
Albumi i preferuar — Rap/Hip-Hop
Drake, Views
Dyshja ose grupi i preferuar — Pop/Rock
Twenty One Pilots
Turneu i vitit
Beyonce
Videoja e vitit
Justin Bieber, “Sorry”
Artisti i preferuar — Pop/Rock
Justin Bieber
Album i preferuar — Pop/Rock
Justin Bieber, Purpose
Kënga e preferuar — Pop/Rock
Justin Bieber, “Love Yourself”
Artisti i preferuar — Country
Blake Shelton
Artistja e preferuar — Country
Carrie Underwood
Albumi i preferuar — Country
Carrie Underwood, Storyteller
Kënga e preferuar — Rap/Hip-Hop
Drake, “Hotline Bling”
Artisti i preferuar — Soul/R&B
Chris Brown
Artistja e preferuar — Soul/R&B
Rihanna
Albumi i preferuar — Soul/R&B
Rihanna, Anti
Kënga e preferuar — Soul/R&B
Rihanna Featuring Drake, “Work”
Artistja e preferuar bashkëkohore
Adele
Artisti i preferuar — Latin
Enrique Iglesias
Artisti i preferuar frymëzues bashkëkohor