Nazmi (Nexha) Allushi: “Ramiz Alia tha: Jo nisma për detarët, deti do bukë jo nisma!”

595
Sigal

DOSIER/  Flet ish- marinari më i vjetër i Portit të Durrësit, 72- vjeçari Nazmi (Nexha) Allushi

Në këtë pjesë të dytë të bisedës, veterani i detit, Nazmiu tregon se si kaloi në anijen e madhe VAMPA, një anije moderne që ndryshe quhej anija e miqësisë shqiptaro-kineze, pasi kjo anije vetëm Kinën rrihte. Një udhëtim vajtje -ardhje zgjaste edhe 6 muaj. Në një prej udhëtimeve, ai e la gruan në ditët e fundit të lindjes dhe kur u kthye vajza ishte 6 muajsh. Ushqimi në anije ishte tepër i bollshëm tregon ai, por edhe servisi i anijeve bëhej në mënyrën më korrekte ndaj avaritë ishin të pakta. Kudo në çdo port, i prisnin mirë dhe nuk i kontrollonin si anijet e tjera. Një nga udhëtimet e tij më të vështira ka qenë në Kubë në vitin 1967. Në Kubë sipas tij kishte varfëri më shumë se në Shqipëri. Por dita më e keqe në jetën e tij ka qenë, kur ndodhi eksodi i madh në vitin 1991 me anijet më të mira të flotës tregtare. Anijet që ai kishte udhëtuar kudo nëpër botë u mbushën tej mase me njerëz, sa dukej sikur do fundoseshin. Ai në atë kohë ishte me një anije në Trieste. I shikonte në televizor ngjarjet dhe nuk i besonte.

Ku shkove pasi ike nga  anija “Durrësi”?

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf