Nazlije Sadrijaj: Femrat shqiptare janë të bukura dhe inteligjente

708
Është shqiptare dhe mjaft e famshme në Gjermani, por jo vetëm kur bëhet fjalë për spektaklet e bukurisë. E kemi fjalën për zonjën Nazlije Sadrijaj, e cila së fundmi ishte producentja e spektaklit të bukurisë “Miss Intercontinental Albania&Kosova”, që u mbajt të premten e 25 shtatorit në Krefeld – Düsseldorf të Gjermanisë. Vajzat më të bukura shqiptare konkurruan për më të bukurën. Producentja ka në krah bashkëshortin e saj Vedat Sadrijaj, që si çift punojnë fort për eventet në Gjermani. Nazlija ka emër të madh edhe në organizimet atje, si një make-up artiste shumë e kërkuar ku mund të përmendin pjesëmarrja e saj në “Mercedes Benz Fashion Week” në Düsseldorf, te marka “Dior”, është pjesë në stafin organizativ të Miss Germany Organisation. Ajo është gjithmonë në përkrahje të vajzave të bukura shqiptare duke i ndihmuar ato që të ecin sa më shumë edhe në Evropë.
-Nazlije,dëshiroj t’ju falënderoj për kohën që po i kushtoni kësaj interviste. Ti je make-up artist. Kur e ke kuptuar që parukeria është profesioni i duhur për ty ? 
Është kënaqësi për mua. Që në fëmijëri kam qenë e dhënë pas gjërave të bukura. Më pas bëra shkollën e parukerisë ku edhe u diplomova. Më tej vazhdova me trajnime e seminare të ndryshme, ku sigurisht jam vlerësuar. 
-Si i hyre artit të bukur të parukerisë dhe a ke pasur vështirësi në fillim? 
Gjithmonë e kam dashur si profesion, por e kam patur edhe pasion. Kam arritur të kuptoj se nëse diçka e ke pasion, ëndërr dhe punon për të, arrin ta realizosh. Kjo ka ndodhur edhe me mua. Por, si çdo profesion edhe parukeria ka vështirësitë e veta, por është një profesion shumë i bukur nëse i përkushtohesh ashtu siç duhet.
-Femrat janë më shumë të fokusuara tek parukeria apo estetika? 
Tek të dyja fushat ku mund të them parukeri & estetikë, sepse femrat kujdesen për lukun e tyre, por gjithashtu edhe për mirëmbajtjen e trupit e fytyrës. 
-Ndërkaq, njiheni edhe si producente e zonja.. Ç’mund të na thoni? 
Po, unë kam qenë producentja e shumë eventeve në Gjermani ku veçoj ‘Miss Diaspora’. Vajza fituese në këtë eveniment ishte Egzonita Ala, e cila u përzgjodh si më e bukura në Gjermani duke u bërë kështu shqiptarja e parë që merr këtë titull. Dhe së fundi “Miss Intercontinental Albania &Kosova”, që u mbajt të premten e 25 shtatorit në Krefeld – Düsseldorf të Gjermanisë, ku u shpallën fituese Erlinda Deda & Atdhetare Sulejmani. 
-Pra, ju organizuat ‘Miss Intercontinental Al&Ks’, cilët ishin bashkëpunëtorët e këtij projekti ? 
Moderatorët e spektaklit ishin Vivjan Canaj dhe Maksim Gjokaj. Gjithashtu mjaft i rëndësishëm është edhe bashkëshorti im Vedati, i cili është krahu im i djathtë në çdo spektakël. Por, përshëndes edhe sipërmarrësin e mirënjohur nga Kosova, Skënderin 
-Çfarë të frymëzon më shumë në profesionin tënd? 
Emocioni dhe përgjegjësia është kryesorja. Më pas kënaqësia më e madhe vjen me arritjen e rezultatit. 
-Merresh me fitness? 
Kur kam kohë po. Më pëlqen të mbaj trupin në formë.
-Një nga problemet që shoqëron femrat e sotshme, është aplikimi i kremit pudër, ose ndryshe fondatintës. 
-Na trego diçka më shumë… 
Aplikimi i pudrës së fytyrës është baza e një makeupi të bukur e perfekt. Nëse do të shohim lëkurën, do të vërejmë nuancat e ndryshme që dallojnë nga njëri te tjetri. Kjo është edhe arsyeja se pse nuanca e pudrës së fytyrës duhet të jetë e ndryshme. Lëkura jonë në përgjithësi përfaqëson edhe atë që jemi realisht. 
-Pika juaj më e fortë, cila është? 
Të dhuroj kënaqësi dhe t’i bëj sa më të bukura vajzat, është parimi me të cilin unë punoj. 
-Kaq vite në këtë profesion, si ndihesh profesionalisht pas kaq vitesh?
Ndihem shumë e lumtur dhe shoh se si arrij pjekurinë profesionale çdo ditë e më shumë. 
-Në sallonin tënd kurojnë imazhin edhe personazhe publike, na përmend disa… 
Janë të shumta dhe aq të mira të gjitha, saqë nuk dua të them emra konkrete.
Sa e vështirë është të jesh një femër e suksesshme, e suksesshme në profesionin që bën? 
Është shumë e vështirë, sidomos në fillim kur përballesh me komentet e atyre që nuk të njohin mirë, si për mirë ashtu edhe për keq, gjithsesi me aftësitë e mia e kam arritur gjithnjë atë që kam dashur. 
-Familja juaj … 
Përbëhet nga bashkëshorti im i mrekullueshëm dhe nga dy fëmijët e mi. 
-Diçka për ta mbyllur …Jam e lumtur që nëpërmjet kësaj interviste më bëtë pjesë të “Telegraf”
Sigal