NASA zbulime gjigante, 22 planete me mundësi jete

551
Në vitin 2009 u lëshua në hapësirë anija kozmike “Kepler”, me synimin e vetëm për të gjurmuar “exoplanetet” dhe tani ka përfunduar misionin e saj. Exoplanetet janë planete me karakteristika të njëjta me planetin Tokë dhe mendohet të jetë zbuluar një planet i ri, plotësisht i jetueshëm, si planeti në të cilin jetojmë. Agjencia hapësinore ka deklaruar se së shpejti do të organizohet një konferencë, ku do të zbulohen gjëra të mëdha, zbulime të reja të bëra nga kjo gjueti planetesh. Konferenca do të mbahet më 23 korrik, ndërsa NASA mendohet të ketë zbuluar 1,028 planete, 22 prej të cilëve mendohet të ofrojnë mundësi për jetën. 
Sigal