Naomi Campbell super seksi në moshën 45-vjeçare

557
Ajo vazhdon të mbetet një nga supermodelet më të kërkuara edhe pse sot është 45-vjeç. Bukuroshja ka prezantuar së fundmi linjën e saj të re të të brendshmeve të prodhuara nga marka e njohur italiane “Yamamay”, që mban emrin “IamNaomiCampbell.”

Seti i ri i fotove që vjen si surprizë për Krishtlindje nga “Yamamay”, për fushatën e saj dimërore ka zgjedhur një stiliste vërtetë luksoze si Naomi. Nuk janë të pakta fotot e backstage të shpërndara deri tani ku “Pantera e zezë” shfaqet me të brendshme të zeza, ngjyrë vjollcë, me një body kuq trasparent, ose me një body të zi provokues. Mario Testino është fotografi me të cilin, Naomi ka bashkëpunuar për setin e fotove.

Naomi, me origjinë angleze, e nisi karrierën si modele në moshën 15-vjeçare, ndërsa vazhdon të dëshmojë se ende është në formë dhe mund të cilësohet supermodele. Ajo kujdeset gjithmonë që çdo dalje publike, të ketë të gjithë vëmendjen mediatike.
Sigal