Muzika është pjesë e ditëve të mia

930
Intervistoi, Enea Cenko 
Intervistë me këngëtaren të talentuar e të mirënjohur Mirjeta Mema 
Si ka nisur karriera juaj muzikore?
Karriera ime nisi që në festivalet e fëmijëve me disa çmime të para që e vogël, e duke vazhduar më pas me konkurset midis shkollave. 

Në hapet e parë cilat ishin qëllimet tuaja për të qenë sot një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës shqiptare?
Që në fillimet e mia e kisha të qartë që do ndiqja rrugën e artit, por specifikisht e nisa me muzikë të lehtë, atë mendoja që do ndiqja, por gjatë rrugës ndryshuan preferencat. 

Ju vetë e gjeni veten më mirë te muzika popullore apo në muzikën e lehtë?
Të dyja i dua, muzikën e lehtë e dëgjoj, më qetëson sepse ka qenë dashuria ime e parë ,ndërsa popullorja është bërë pjesë e imja tashmë, s‘e ndaj dot më. 

Këngën ju e keni të trashëguar apo të lindur?
Linda duke e trashëguar atë që më dha babai im, pasi nga ai e kam dhuratë këngën. 

Me këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore Xhavid Dedej keni kënduar, si nisën këto bashkëpunime?
Me Xhavitin u njohëm ne punë, se puna jonë të mundëson njohje me gjithë artistët e gjithë fushave në fakt, e bashkëpunimet lindën spontanisht, ecën gjithmonë puna kur ke pranë njerëz të mirë, ndaj kemi pasur sukses. 

Ku e ndjen veten më mirë, kur këndon në Shqipëri apo jashtë?
Në Shqipëri këndojmë me qejf, me shpirt, ndërsa jashtë këndojmë me mall e emocion, sepse janë atdhedashësit që na falin emocion. Ne këndojmë jashtë për vendin tonë, janë dy emocione të ndryshme. 

Jemi në fillim të vitit, si duket agjenda juaj ka larmi aktivitetesh apo ende është herët? 
Me thënë të drejtën gushtin që është piku i sezonit e kam të zënë ‘full’, imagjino muajt e tjerë …mos marrim veten sysh! 

Mirjeta ka pak ditë që keni bërë një këngë për nënat, si u ndjeve kur e këndove dhe cilët janë bashkëpunëtorët për realizimin e kësaj kënge?
Është emocion që s’mund të përshkruhet kur bëhet fjalë për nënën, ashtu më erdhën fjalët e melodia, mora celularin e hodha direkt që mos ta harroja, pastaj me vrap në studio për ta realizuar me orkestër të De Vox & grupi që punojmë në dasma, Genti, Adi, Klausi, të cilët i falënderoj pa masë, pasi kënga doli siç e dëshiroja.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Planet e s ardhmes janë; punë, punë, punë, por s’dihet si mund të vijë e ardhmja pa plane, por ndonjëherë spontane është më mirë. Por një gjë e di, që do këndoj deri sa të mos mundem më, sepse s’mund të rri pa muzikë. 

Sa besim keni tek e nesërmja?
Unë besoj shumë, dhe ky besim më ka nxjerrë gjithmonë në dritë, ndaj e nesërmja do jetë shumë e mirë patjetër. 

A do të behej pjesë Mirjeta, nëse do të kishte koncerte bamirësie siç bëjnë edhe këngëtarët e mëdhenj nëpër botë? 
Gjithmonë kam dhënë kontribut dhe do vazhdoj ta bëj për njerëzit në nevojë, e sigurisht s‘do e mendoja 2 herë për të dhënë dhe unë ndihmë në një koncert bamirësie, të dukemi në sy të zotit jo të njerëzve. 

Sa mendon që pamja dhe luku janë të rëndësishme në një klip?
Pa njëra tjetrën nuk bëjnë asnjëra, duhet të jenë në vijë të dyja, sepse dihet që reklama e mirë shet apo jo. 

Cila është lutja që bëni për karrierën tënde në Zot?
Zot më ruaj nga mendjemadhësia, se karrierën s’kam ç’e dua po dola nga udhëkryqi pastaj. 

Cila ka qenë shifra më e madhe e parave që keni marrë nga një aktivitet muzikor?
Koncertet jashtë dihen që paguhen ndryshe nga këtu, ndaj kuptohet ku mund të merret shifra më e madhe. 

Përveç Xhavidit më kë do të donit të kishe një bashkëpunim artistik si këngëtare?
S’e kisha menduar që do bashkëpunoja një ditë me Xhavitin, por ndodhi, ndaj dhe kësaj pyetje s’di t’i përgjigjem saktë, sepse s’e di nëse do ketë bashkëpunim me këngëtarë të tjerë ose mund të ketë, as këtë s’e di, pasi s’dihet çfarë sjell koha, është ajo që na tregon.
Sigal