Sigal

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar, Instituti i Librit dhe Promocionit dhe Bashkia Krujë ju ftojnë, nesër, datë 27 Nëntor 2018, ora 12.30, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Kruja dhe Skënderbeu”.
Ekspozita mbledh së bashku 50 artistë të njohur, të cilët kanë trajtuar figurën e Skënderbeut në punimet e tyre. Do të na nderojë me prezencën e tij edhe Kryetari i Kuvendit Popullor z.Gramoz Ruçi. 

Ju mirëpresim nesër, ora 12.30, në ambientet e Hollit Kryesor në Muzeun Historik Kombëtar!