Muza e Camparit në kalendarin e 2016-s do të jetë Kate Hudson

512
E hidhur apo e ëmbël? Aktorja amerikane Kate Hudson është përzgjehdur si muza e Camparit për kalendarin e 2016, I titulluar “BitterSweet Campaign”.
Bukuroshja bjonde, në numrin e 17 të Kalendarit, shfaqet me veshjet e dy karaktereve të ndryshme, që interpretojnë shijen e hidhur dhe të ëmëbël të koketeleve me bazë kampari.
Në 30 imazhet e Kalendarit, të punuara nga fotografi Michelangelo di Battista, Kate Hudson mishëron dy shpirtrat e kandidateve të Camparit, gjatë një fushate zgjedhore. Njëra që i bën jehonë shije së hidhur dhe tërheqëse dhe tjetra që promovon një ëmbëlsi intriguese dhe më delikate.
Ambientet spektakolare ku shkrepen fotot, mishërojnë magjinë e Hollivudit, dhe e bukura Kate Hudson në një limuzinë, teksa zbret nga një avion apo duke shkuar në një mbrëmje gala.
Ndërsa veshjet e përzgjedhura janë vërtet mahnitëse, sigurisht të gjitha në ngjyrë të kuqe të zjarrtë, dhe nga market prestigjioze si Versace, Fendi, Vivienne Westwood, Christian Louboutin, Salvatore Ferragamo, Brian Atëood e shumë të tjerë.
Fustane të gjatë me bisht sirene, fustane kokteilesh të ngushtë, frymëzuar nga vitet ’50 apo dizajne moderne, të të gjitha grave të interpretuara më elegancë nga Kate Hudson.
Në këtë kalendar bien në sy edhe bizhuteritë, të gjitha të shtëpive më të madha të modës në botë. Ndërsa sandalet e larta me një dizajn sensual prej kamoshi, sateni, lëkure ose pitoni e bëjnë Kate të duket perfekte.
Sigal