Muri i famshëm i çamçakëzëve pastrohet për herë të parë pas 20 vjetësh

555
Muri i famshëm i çamçakëzëve në Siatëll, ku turistët dhe vendasit kanë ngjitur çamçakëzët e përdorur në 20 vjetët e fundit është pastruar për herë të parë pas 2 dekadash. Muri ishte mbuluar nga çamçakëzë me ngjyra nga më të ndryshmet, disa të vendosur në mënyrë të atillë që të krijonin edhe mesazhe apo dizajne. 

Foto, kartëvizita apo kujtime të tjera ishin ngjitur gjithashtu në murin ku gjendej rreth 1000 kg çamçakëz. Por autoritetet janë shprehur se pavarësisht popullaritetit, ishte urgjente pastrimi i menjëhershëm i tij. Njerëzit nisën të ngjisnin çamçakëzë në këtë mur teksa prisnin nisjen e shfaqjeve në teatrin që gjendet pranë tij.
Sigal