Mrekullia që bën lëngu i qepës me flokët tuaj

305
Flokë të gjatë, të bukur dhe të shëndetshëm është ëndrra e të gjithëve! 
Megjithëse në ditët e sotme ka një shumëllojshmëri produktesh posaçërisht për këtë qëllim, kostot e tyre janë relativisht të larta dhe mund të shkaktojnë gjithashtu efektet anësore. Ndaj për këtë arsye duhet të zgjidhni gjithmonë trajtime natyrale dhe mbi të gjitha të shëndetshme.
Artikulli më poshtë ju sugjeron disa përbërës fantastikë:
Lëngu i qepës
Lëngu i qepës është i pasur me sulfur, i cili nxit prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në këtë mënyrë në rritjen e shpejtë të flokëve. Aplikojeni lëngun e qepës në rrënjët e flokëve dhe lëreni të qëndrojë së paku një orë. Më pas lani flokët normalisht.
Aplikoni të bardhën e vezës në flokë 
E bardha e vezës përmban nivele të larta të proteinës, e cila është kryesore për rritjen e flokut. Një ide e mirë, si thoni?
Përdorni ujin e patateve të ziera
Patatet janë thelbësore për shëndetin dhe forcimin e flokut. Jo më kot përdoren për trajtimin e rënies së tyre. Një zgjidhje ideale, pa kosto!
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndihmon shumë në pastrimin e skalpit të kokës dhe rregullon Ph e balancës së flokut, duke ndihmuar kështu me procesin e rritjes. Ekonomike dhe efektive!