Motrat Jenner në flakë: Kylie nxjerr gjoksin, Kendall të pasmet!

105
Ato kanë ndjekur “modelin e biznesit” të familjes së tyre që kur ishin në moshë të njomë.

Kendall me Kylie Jenner provuan edhe një herë që janë vajzat e Kris Jenner, ndërkohë që pozuan për një foto përvëluese duke nxjerrë hiret e tyre. Supermodelja 21 vjeçare dhe motra e saj 19 vjeçare përdorën edhe një herë gjithë talentin e tyre për t’u shfaqur shumë seksi në një foto me rroba banjoje. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të promovuar linjën, se sa me format tërheqëse që i bënë motrat e klanit Kardashian-Jenner të adhuruara në të gjithë botën. Këtë herë Kylie nxori pjesën e poshtme të gjoksit jashtë, në një foto që shfaqte më shumë se thjesht lëkurë, ndërsa Kendall të pasmet në bikinit që gati gati ktheheshin në tanga.