Mos patë gjë Qeverinë… Asnjë nuk e zgjedh rrugën për t’u bërë refugjat

Shpëtim Zinxhiria
Sot 20 qershori, Dita Ndërkombëtare e refugjatëve, azilkërkuesve, të persekutuarve dhe të dhunuarve. Sot asnjë fjalë nga qeveria aktuale edhe pse jemi një popull emigrues dhe azilkërkues, aq sa kemi trembur edhe Evropën. Qeveria si gjithnjë indiferente kur bie fjala për emigracionin, refugjatët dhe azilkërkuesit, në një kohë kur Shqipëria konsiderohet vendi i sigurt dhe me demokraci, anëtar i NATO-s dhe kandidat i BE…por ?

Shqipëria në vendet e para në azilkërkues
Në të 28 vendet e BE, shumë shqiptarë kanë shkuar, duke braktisur kartën e vizitorit dhe turistit dhe kanë kërkuar azil për motive të ndjeshme, që vendet e BE i njohin dhe i respektojnë. si azil-kërkues shqiptarë, ku as denoncimet dhe ndjekje penale, si dhe as presioni kombëtar e ndërkombëtar nuk e ka frenuar dot “ofensivën” e shqiptarëve për të kërkuar azil në vendet e BE. Në të njëjtën kohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke lënë në letër premtimet për hapjen e 300 mijë vende pune, sot është ende pjesë e problemit të madh të cilat përballet Evropa me çështjen e migrimit, duke krijuar krijimin e emigrimit jo më si emigrantë, por si azilkërkues... Gjatë gjithë qeverisjes Rama çdo vit braktisën vendin në kërkim për azil rreth 65-70 mijë shqiptarë, një shifër e lartë kjo për vendin tonë. Nga vitet 2010-2013, Sipas raportit të fundit të Këshillit të Lartë Komisionar të BE, janë afro 95 mijë shqiptarë, të cilët kanë kërkuar deri tani azil në vendet e BE, për motive të ndryshme, por jo vetëm kaq. Të dhënat e fundit konfirmojnë zyrtarisht, se numri fillestar i emigrantëve shqiptarë të shkuar në Francë është në 30 mijë, ndërkohë janë vendosur dhe punojnë atje, dhe nuk dëshirojnë të kthehen prej andej. Numri i emigrantëve që janë “instaluar” dhe kanë vendosur të jetojnë në Francë, nga 500 persona ka shkuar në 2500 persona. Vetëm për vitin 2015 në vendet e Bashkimit Evropian kërkuan azil 65.935 shqiptarë, që në kushtet e mjerimit lanë gjithçka për një jetë më të mirë, duke zënë 5% të numrit të përgjithshëm të azil kërkesave në botë. Sipas shifrave të publikuara nga Eurostat vendi më i përshtatshëm për azilkërkuesve shqiptarë është zgjedhur Gjermania, ku aplikimet e qytetarëve shqiptarë arriti në 12%, pas sirianëve, dhe arrin në 53.805 aplikime. Në vendin e dytë është Franca, ku qytetarët shqiptarë kanë bërë 3.220 kërkesa për azil dhe vendi i tretë Suedisë ku e kishin bërë 2.565 kërkesa për azil. Theksojmë se në vitin 2014 braktisën vendin në kërkim të azilit 46.413, ndërsa në 2015 ky numër u rrit në 65.935 persona... 

Azilkërkuesit shqiptarë trembin Evropën ...
Raporti i parë i FRONTEX raporton se në krahasim me 2014 numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur me 236%, një shifër që u anashkalua me indiferentizëm nga qeveria aktuale. Braktisja e vendit vjen në sajë të politikës ekonomike që po ndjek Rama, ku populli shqiptar i detyruar largohet masivisht nga Shqipëria për të kërkuar një të ardhme më të mirë në BE, ndërsa më e keqja është se kjo qeveri e shkëputur nga realiteti pa pikë turpi me ironi përgjigjet se numri i madh i azilkërkuesve shqiptarët janë emigrantë kryesisht nga Greqia, që ikin për shkak të krizës ekonomike. Numri i madh i azil-kërkuesve shqiptarë po trembin Evropën, në një kohë që Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt, anëtar në NATO dhe kandidat i BE, gjë që i dedikohet politikës që ka ndjekur dhe po ndjek qeveria Rama. Vendi i origjinës i refugjatit luan një rol të vogël. Më pak të mirëpritur të gjithë janë shqiptarët dhe më shumë refugjatë nga Siria dhe Ukraina, ndërsa pjesa tjetër janë diku në mes, por në fund dallimet në mes të vendeve të origjinës janë shijet vogla të evropianëve. Myslimanët kanë 11% më pak fat se sa të krishterët për të miratuar kërkesën e tyre për azil. 

Mediat e huaja për azilkërkuesit shqiptar
Le Monde: Shqiptarët të parët në Francë si azilkërkues

Shqiptarët janë të parët në listën e azilkërkuesve në Francë, për periudhën janar- nëntor 2016, me 5.700 raste. Mësohet se Shqiptarët, sirianët dhe sudanezët janë azilkërkuesit më të shumtë në këtë vend. Gazeta e madhe e këtij vendi më 29/12/2016 raporton, se vetëm gjatë muajit Nëntor, 973 shqiptarë aplikuan për azil. Nga janari deri në nëntor 2016, në zyrat për mbrojtjen e refugjatëve në Francë kanë aplikuar gjithsej 77.662 azilkërkues. Kjo reflekton një rritje prej 10 % krahasuar me vitin 2015, shkruan gazeta. Pas shqiptarëve renditen sirianët me 5.520 raste, afganët me 5.466 raste dhe sudanezët me 5.140 raste.

Shqiptarët të parët për nga numri i azilkërkuesve në Islandë
Qytetarët e Shqipërisë prijnë për sa i përket numrit të azilkërkuesve në Islandë. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia Evropiane e Statistikave pas publikimit të statistikave të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve për tremujorin e dytë të këtij viti (nga prilli deri në qershor 2016) në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet në fushën evropiane të tregtisë së lirë (EFTA). Siç njoftojnë mediat nga Brukseli, prej një totali prej 135 personave që kanë kërkuar azil në Islandë, prijnë shqiptarët, pastaj vijnë qytetarët nga Maqedonia, të tjerë ishin pakistanezë. Shqiptarë prijnë me një përqindje të kërkuesve të azilit edhe në Holandë (365 persona nga 2920 kërkesa për azil.

Shqiptarët, tejkalojnë sirianët në një valë të re refugjatësh në Holandë
Sipas, gazetës holandeze News Europe – online, (30-03-2016) publikon se Shqiptarët po i lënë pas sirianët në valën më të re, të refugjatëve në Holandë. Më konkretisht, sipas Ministrisë së Drejtësisë të Holandës, kanë qenë 480 shtetas shqiptarë, të cilët kanë aplikuar për azil në Holandë në dy muajt e parë të këtij viti, shkruan sot News Europe nga Amsterdami. Për të treguar shanset zero të shqiptarëve për azil në Holandë, Ministria e Drejtësisë ka sqaruar zyrtarisht se :”Që nga janari 2015, vetëm katër shqiptarët kanë marrë statusin e refugjatit në Holandë, kurse 795 prej tyre janë refuzuar” dhe një pjesë janë kthyer mbrapsht.

Ironia e kryeministrit
Lidhur me këtë shqetësim që ka shqetësuar mbarë Evropën kryeministri shqiptar më 30 mars të këtij viti u shpreh : "Pse shqiptarët kërkojnë azil. Sepse shqiptarët kërkojnë akses në tregun evropian të punës siç e kanë polakët, bullgarët etj...Shqiptarët nuk e kanë këtë gjë dhe kërkojnë azil për të ndenjur aty. E dyta, në këtë proces ka një element që e kam thënë dhe e përsëris. Shqiptarët lëvizin nga Shqipëria lëvizin edhe nga Greqia dhe synojnë që të qëndrojnë duke përdorur procedurën e azilit...Unë nuk e shoh si një gjë për të vënë kujën. E refuzoj me përçmim çdo lloj lidhje me qeverisjen në Shqipëri. Mbështetjen më të madhe kjo qeveri e ka nga emigrantët. Nëse ne do të kishim votën e emigrantëve PD do të ishte si PBDNJ. Nuk janë të lidhura gjërat siç po përpiqet propaganda t’i lidhë. Sa për letrën e ambasadorit nuk e lexoj unë, i lexon ministri i jashtëm. Nuk ka asnjë rrezik Shqipëria t’i vihen vizat”

Në botë, në çdo tetë minuta një person braktis vendin
Në çdo minutë tetë njerëz lënë gjithçka pas për t'i shpëtuar tmerret e luftës dhe persekutimit, por edhe varfërisë dhe ndryshimit klimaterik. Asnjë familje nuk mund të qëndrojë duarkryq në vendet e përfshira nga lufta dhe të rrezikojë gjithçka. Askush nuk do të qëndronte ne vendin e tij për t’u përballuar me vdekjen, të dhunohet e të përdhunohet e të torturohet, për këtë refugjatët nuk kanë zgjidhje tjetër përveç emigrimit, pasi kjo do të ishte zgjedhja mes terrorit dhe më të keqes, duke mos anashkaluar dhe azilkërkuesit shqiptar të cilët kanë arritur një numër rekord. Viti 2016 përbën një rekord më vetë nga 65,6 milionë të cilët kanë qenë të detyruar për t'u zhvendosur në të gjithë botën, 10,3 milion janë zhvendosur në këtë vit. Sipas raportit të ri vjetor të UNHCR-së Global Trends, që është studim më i madh vjetor i Organizatës për fenomenin e zhvendosjes, 65.6 milionë njerëz janë detyruar për t’u zhvendosur në mbarë botën në fund të vitit 2016, pothuajse 300,000 më shumë se vitin 2015. Ky numër i madh i njerëzve në nevojë duhet të kenë mbrojtje të gjithanshëm.

Numri i 65,6 milionë përfshin tri kategori kryesore.
Së pari, përfshijnë refugjatët, në 22.5 milionë, numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Nga këto, 17.2 milionë janë refugjatë palestinezë regjistruara nga organizata “vëllai UNWRA”. Siria për shkak të luftës, është ende vendi më i madh burimi i refugjatëve në 5.5 milionë. Megjithatë, në vitin 2016 ka pasur një krizë e madhe e re në Sudanin e Jugut, shembja katastrofike e përpjekjeve të paqes në korrik çoi në çrrënjosjen 739. 900 njerëzve deri në fund të vitit në 1.87 milionë sot. 

Së dyti, janë përfshirë personat në zhvendosjen brenda vendit, të cilët arritën në 40.3 milion në fund të vitit 2016, krahasuar me 40.8 milion në vitin 2015. situata më të mëdha të brendshme në zhvendosje kanë ndodhur në Siri, Irak dhe Kolumbi. Megjithatë, problemi i zhvendosjes së brendshme është një globale dhe korrespondon me gati dy të tretat e totalit global të të zhvendosurve. 

Së treti, janë përfshirë azilkërkuesit, persona që janë larguar nga vendi i tyre dhe kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare si refugjatë. Deri në fund të vitit 2016, numri i njerëzve që kërkonin azil në mbarë botën ishte 2.8 milionë.

Të gjitha këto përbëjnë shpenzimet e mëdha njerëzore shkaktuar nga lufta dhe persekutimi në mbarë botën: Numri 65.6 milionë do të thotë se një 1 në 113 njerëz në mbarë botën është zhvendosur tani, pra është refugjatë, për nga popullsia përbën shtetin e 21, vendin më i populluar në botë.

Në çdo tre sekonda lë një njeri vendin e tij, 10.3 milionë u zhvendosën më 2016
Një nga gjetjet kryesore të raportit për 2016 është se numri i personave të zhvendosur rishtazi mbetet në nivele shumë të larta. Nga 65,6 milionë të cilët kanë qenë të detyruar për t'u zhvendosur në të gjithë botën, 10,3 milionë janë zhvendosur në vitin 2016, nga të cilat 2/3 ose 6.9 milionë u larguan brenda vendit të tyre. Kjo do të thotë se një njeri zhvendoset në çdo tre sekonda , në më pak kohë se sa që duhet për të lexuar këtë fjali. Në të njëjtën kohë, kthimi i refugjatëve dhe personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre, në lidhje me zgjidhjet e tjera të tilla si rivendosjen në vendet e treta, do të thotë se për disa në vitin 2016 ishte për të përmirësuar gjendjen e tyre. Në përgjithësi, 37 vende përshëndetën dhe mirëpritën 189.300 refugjatë. Rreth 500.000 refugjatë të tjerë ishin në gjendje të kthehen në shtëpi, ndërsa rreth 6.5 milionë të zhvendosur ishin në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre, edhe pse shumë prej tyre nuk u kthyen në kushte të tilla ideale dhe e ardhmja e tyre mbetet e pasigurt. Lidhur me zhvendosjen UNHCR vlerëson se të paktën 10 milionë njerëz nuk kishin kombësi apo janë rrezikuar të jenë pa shtetësi në fund të vitit 2016. Megjithatë, sipas të dhënave që janë regjistruar dhe qeveritë kanë dhënë të UNHCR-së, personat pa shtetësi janë të kufizuar në 3.2 milionë në 75 vende.