Mos hiqni dorë nga vakti i mëngjesit, ja pse

605
Mosngrënia e mëngjesit rrit rrezikun e obezitetit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Ky është rezultati i një studimi të gjerë të ndërmarë nga studiuesit amerikan. Ekspertët e zemrës në SHBA kanë lëshuar këshilla të reja duke theksuar rëndësinë e konsumimit të vaktit të mëngjesit. Ata paralajmëruan se një e treta e të rriturve shmangin ngrënien e mëngjesit dhe pastaj konsumojnë ushqim gjatë gjithë ditës. Ky është një model i cili mund të rrezikojë ndjeshëm shëndetin e tyre. Studimi i udhëhequr nga ekspertët në Universitetin Kolumbia në Nju Jork, ka dal në përfundimin se njerëzit që hanë një mëngjes të rregullt e të shëndetshëm kanë më pak të ngjarë, që të marrin kalori më vonë gjatë ditës. Kjo do të thotë trupi i tyre ka më shumë kohë për të djegur energjitë para se ata të shkojnë për të fjetur. Ekspertët thonë se “njerëzit duhet të përpiqen të kufizojnë ngrënien e tyre në vakte kryesore, duke paralajmëruar njerëzit për rrezikun e të ngrënit në mënyrë “emocionale”. Studimet e kryera më herët kanë treguar se, njerëzit që zakonisht shmangin mëngjesin kanë një rritje të rrezikut për sulm në zemër, me 27 përqind dhe kanë 18 për qind më shumë gjasa që të pësojnë një goditje. Studime të tjera gjetën se njerëzit që hanë mëngjes çdo ditë kanë më pak të ngjarë që të kenë kolesterol të lartë dhe presion të lartë të gjakut. Ndërkohë njerëzit të cilët nuk konsumojnë mëngjesin kanë më shumë gjasa të jenë obezë dhe të diagnostikohen me diabet.
Sigal