Mos hiqni dorë nga këto gjëra edhe kur jeni në një lidhje

562
Çdo marrëdhënie kërkon sakrifica por ka disa gjëra të cilat nuk duhet kurrsesi t’i harroni.
1- Pavarësinë tuaj
Këtu bëhet fjalë për atë financiare dhe personale. Mos i humbisni lidhjet me njerëzit e afërt dhe kujdesuni të mbani llogari bankare të veçuara. Pavarësia është gjithmonë e shëndetshme.
2- Vetëvlerësimin dhe sigurinë në vete
Nëse partneri nuk ju vlerëson atëhere ai nuk duhet të jetë partneri juaj. Një marrëdhënie nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni e pasigurt dhe e nënvlerësuar.
3- Miqtë tuaj
Në fillim të marrëdhënies do të doni të shpenzoni çdo minutë me partnerin tuaj. Por mos harroni ata që ju kanë ndenjur pranë gjatë kësaj kohe.
4- Karrierën tuaj
Lidhja juaj nuk duhet t’ju pengojë të arrini synimet që i keni vendosur vetes. Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht atëhere mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja.
5- Lumturinë tuaj
Një marrëdhënie duhet t’ju bëjë të ndiheni të lumtur. Momenti kur ju ndiheni e mjerë është momenti kur duhet të rivlerësoni situatën.
6- Aftësinë tuaj për të marrë vendime
Sigurisht që mendimi i partnerit tuaj është i rëndësishëm, por për gjërat që kanë ndikim të madh në jetën tuaj, verdikti final ju takon juve. Në këtë mënyrë ruani inidvidualitetin.
7- Identitetin tuaj
Ju nuk duhet të ndryshoni për asnjë. Një marrëdhënie e shëndetshmë duhet t’ju bëjë të doni të përmirësoni veten. Duhet të kujdeseni të mos humbisni veten gjatë këtij proçesi.
Sigal