Monika Kryemadhi në Elbasan: Ne jemi të vendosur për të krijuar shanse për përmirësimin e jetës së banorëve

587
Monika Kryemadhi anëtare e Parlamentit dhe përfaqësuese e partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) me një status në rrjetin social Facebook ka treguar, se ka qënë pranë banorëve të qarkut të Elbasanit. Ajo ka diskutuar me banorët për shqetësimet e tyre, infrastrukturën, arsimin, etj, dhe është shprehur e vendosur për të krijuar shanse për përmirësimin e jetës së banorëve. Më poshtë gjeni të plotë statusin.

“Sot, si çdo ditë, jemi pranë banorëve në qarkun e Elbasanit. Ditën e sotme vazhduam takimet në disa fshatra të bashkisë Gramsh. Folëm për problemet e përditshme të banorëve, për mungesat në infrastrukturë, për mangësitë e shqetësimet në lidhje me arsimin dhe për problemet e zonës në furnizimin me energji elektrike. Ne jemi të vendosur për të krijuar shanse për përmirësimin e jetës së banorëve, sidomos në gjëra kaq thelbësore e jetike siç janë; infrastruktura, arsimi dhe furnizimi me energji elektrike apo edhe bujqësia, që është sektori primar që sjell të ardhurat kryesore për familjet e kësaj zone. Ne do krijojmë një Shans për të ngritur standardet e familjeve shqiptare dhe për një të nesërme më të mirë.”
Sigal