Monica Belluci zbulon: Kush tha që jam beqare?

668
“E kush tha që jam beqare?”. Pyetjes se si shkon jeta e saj pas divorcit nga tashmë ish-bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj, Vincent Cassel, Monika Belluci, i befason të gjithë. E intervistuar nga revista e famshme “GQ”, e cila i ka dedikuar kopertinën, aktorja e bukur, e cila prej pak kohësh ka mbushur 50 vjeç, flet për dashuri dhe filmin e ri me James Bond, ku do të jetë “bond-girl”, biseks, Lucia Sciarra. “Kam nevojë për të shijuar jetën, – tregon aktorja, – më pëlqen shumë të ha, të pi dhe të bëj dashuri: kjo për mua është bukuria, pjesa tjetër janë detaje që secili i interpreton siç do. A jam dobësuar apo shëndoshur? Të gjitha budallallëqe!”. Monika flet edhe për fundin e historisë së dashurisë me aktorin francez Cassel: “Kur ndahesh, nuk është asnjëherë faji i një gjëje të vetme apo i vetëm një personi. Ka diçka që ndërpritet, që nuk ekziston më. Është një ecuri ndryshe që të bën të marrësh vendime ndonjëherë të dhimbshme dhe traumatike për të vazhduar të rritesh…”.
Sa i takon filmit të ri, Monica shton: “Jam zbavitur shumë, e kam marrë gjithçka si një lojë: loja më e bukur që një aktore dhe një grua mund të bëjë në moshën 50-vjeçare”.
Sigal