Modelja, Emina Cunmulaj shtatzënë me biznesmenin miliarder Nazarian

977
Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, që pak kohë më parë i dha fund beqarisë duke lidhur kurorë me miliarderin izraelit, biznesmenin Sam Nazarian, duket se ka të reja mjaft interesante në horizont.
Bukuroshja 31-vjeçare momentalisht është në Shqipëri dhe siç ka raportuar Prive, modelja është në pritje të një bebushi.
Cunmulaj ende nuk e ka konfirmuar lajmin, por nisur edhe nga një postim i saji në Instagram, ku ka ftuar të gjithë të ndjekin intervistën e saj në ‘1 kafe me Labin’, pasi siç thotë ajo, ‘do të ndajë një lajm shumë të bukur’, besojmë se do të konfirmojë shtatzëninë.
Sigal