Modelja e vitit 2015 , bukuroshja gjermane Anna Ewers

551
Ky ka qenë një vit shumë impenjativ për dy supermodelet Kendall Jenner and Gigi Hadid, duke filluar nga pjesëmarrja e tyre në Paris Fashion Week apo deri tek nata e madhe teksa sfiluan për Victoria’s Secret, megjithatë asnjëra prej tyre nuk ka mundur të shpallet modelja e vitit. Për këtë vit fatlumja është modelja gjermane Anna Ewers. 22-vjeçarja e cila ka sfiluar në shfaqjet e Alexander Wang, ndërsa së fundmi është përgjedhur edhe për fushatën e Hugo Boss.

Anna është përzgjedhur si “Modelja e vitit 2015” nga vota e 250 stilistëve të famshëm në industrinë e modës. Ajo ia doli të ishtë e përzgjdhura e këtij viti përballë dy kandidateve të forta, Hadid dhe Jenner, të cilat vëret kanë shkëlqyer në pasarelë. Këto janë disa nga momentet e tyre më të bukura gjatë prezantimit të koleksioneve pranverë/verë 2016 në Paris. Ndërsa për Annan, do të veçonim disa momenta nga shfaqja e Alexander Wang’s Pranverë/verë 2016 show.
Sigal