Modelja e Victoria’s Secret, Adriana Lima zbulon statujën prej dylli

591
Modelja e Victoria’s Secret, Adriana Lima ka zbuluar në Nju Jork statujën e saj prej dylli. Lima është në fakt modelja e parë nga engjëjt e Viktorias më një figurë dylli dhe braziliania e dytë e përzgjedhur nga për t’u ekspozuar në “Madame Tussauds”. E ndërsa modelja veterane po shihte statujën e saj prej dylli në 3d, mbeti e surprizuar. “Kjo është hera e parë që e shoh kaq imtësisht veten time. Herë e parë në gjithë jetën time, nuk jam mësuar ende me këtë gjë, është çmenduri.” Statuja prej dylli mban veshur intimot e ekspozuara në sfilatën e Victoria’s Secrets në vitin 2013 dhe sipas Limës, është ekzaktësisht njësoj me të.

“Detajet janë të pabesueshme. Tatuazhi, dhe një shenjë e vogël që une e kam. Mënyra se si statuja vështron, është ekzaktësisht njësoj si unë. Është e mahnitshme dhe kaq reale.” Figura prej dylli që shihni i ka kushtuar modeles 5 orë matje të imtësishme në të gjithë trupin. “Më shumë se 200 matje nga mesi deri tek mjekra. Ndërsa ngjyra e lëkurës dhe thonjtë janë njësoj me të miat. Më morën gjithashtu edhe masën e dhëmbëve dhe ngjyra e syve të mi përputhet ekzaktësisht me statujën.”

Lima pranoi se ishte pak në ankth për të parë statujën e përfunduar, por u shpreh shumë e kënaqur me rezultatin dhe i falenderoi të gjithë. “Është e mrekullueshme. Në fillim mu duk e cuditshme, të shihja vetën time me kaq detaje. Por tani që po e shoh trupin tim, vërtet që nuk është keq apo jo?” Modelja Adriana Lima ka marrë pjesë në 16 nga 20 shfaqjet e Victoria’s secret. Statuja prej dylli është ekspozuar në muzeun “Madama Tussauds” në Nju jork.
Sigal