Mjeshtri i grafikës Avni Delvina: Qeveria e Rilindjes do ta gllabërojë Teatrin për të ndërtuar një kullë 40 katëshe

607
Mjeshtri i grafikes Avni Delvina ironizon fyrjen qe qeveria i beri artit dhe Teatrit Kombetar . Kishte vite qe Qeveria e Rilindjes i kishte vene syrin Teatrit Kombetar per ta gllaberuar dhe ne vend te tije te ndertohej nje kulle 40 kateshe. Ja statusi i plote i mjeshtrit Delvina: 
Grafike nga cikli “SHEKSPIRI DHE DETI”….ose “DHE NE VARREZA NUK KA QETESI”

Po lexoja nje shkrim te prof. Kabos mbi dramen qe po kalon Shqiperia dhe here pas here i drejtohej dhe te madhit Robert Ndrenika ….dhe mu kujtua nje drame qe po shkruan nje miku im i frymezuar nga ngjarjet e ketij muaji qe nga deti e deri te teatri popullor me titull “SHEKSPIRI DHE DETI”… Nje skene e gjitha e kuqerremte dhe e mbushur me flamuj shqiptare, me nje baze ngjyre blu marin…..dhe nje mik protestues qe i thote aktorit kryesor : A do vish ne proteste per detin ???? Dhe aktori kryesor i thote : E kam te pamundur sepse po merrem me Shekspirin. dhe kam nje jete qe e pres kete rol…Por ik ti dhe merr dy flamuj me vehte dhe njeri nga flamujt zere se jam une…Aktori kryesor e merr flamurin qe do e perfaqesonte ne protesten e detit….bie ne gjunje ne skenen e teatrit popullor , dhe e puth tre here. Pastaj cohet ne kembe, i mbush syte me lot dhe ja dorezon mikut. Te gjithe aktoret e shikojne skenen dhe bien dakord me organizatoret e protestes, qe pjesmarresit te kalonin te teatri popullor para protestes dhe te merrnin nga nje flamur per cdo aktor…Keshtu qe ate dite aktoret do te ndodheshin njekohesisht ne dy vende….edhe ne protesten e detit, edhe ne skene duke pergatitur Shekspirin.


Sigal