Mjeku veterinar Myrdar Gjondeda, një jetë në shërbim të blegtorisë shqiptare

689
Sigal


Nga Serri Allushi

Pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta intelektuali
Myrdar Gjondeda, duke lënë në trishtim e dhimbje të
  thellë familjen, fëmijët, vëllezërit e
motrat, miqtë dhe të afërmit. Myrdari u
 
lind më 22 Nëntor 1946, në fshatin Tërbaç të rrethit Vlorë. Ai  lindi dhe u rrit në familjen patriote e të
nderuar të Beqir Gjondedës Kaloi një fëmijëri
 
relativisht të vështirë, siç 
ishte vetë koha, por qysh në moshë të vogël, u dallua për inteligjencën
dhe dëshirën
  për t’u arsimuar. Mbasi
mbaroi shkollën 7 vjeçare në fshatin Tragjas, e të mesmen në Teknikumin
Veterinar në Shkodër me rezultate të shkëlqyera,
  ndoqi studimet në Fakultetin e Veterinarisë
të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku u diplomua si “Mjek Veterinar”.
  Myrdari gjatë viteve të kryerjes së studimeve
bënte pjesë në
  elitën  e studentëve të shkëlqyer. Ai  dallohej ndër studentët e tjerë nga ambicia
për të përparuar dhe rezultatet e larta , si dhe nga përpjekjet e tij të
vazhdueshme për të njohur e përvetësuar dijet shkencore. Për këto arsye gëzonte
vlerësimin dhe respektin e pedagogëve dhe shokëve të tij. Pas mbarimit të
studimeve, gjate viteve të mëvonshme të jetës së tij,
  Myrdari 
punoi e kontribuoi, si veteriner e kryeveteriner, në shërbimin veterinar
të blegtorisë shqiptare, kryesisht në rrethin e Vlorës, në Shërbimin veterinar
të Ushtrisë, në Kooperativën Bujqësore të Dukatit, në Ndërmarrjen Bujqësore
Rinia etj. Kudo ku ka punuar, Myrdari e ka
 
ushtruar detyrën e tij me nivel të lartë profesional e  shkencor, sepse ai studionte e hulumtonte në
vazhdimësi nëpër librat dhe botimet shkencore të mjekësisë veterinare. Doktori
veterinar, Myrdar Gjondeda kaloi një jetë në shërbim te komunitetit. Ai
karakterizohej nga vullneti e korrektesa në shërbim të blegtorisë nëpër male,
stan më stan, e shtëpi më shtëpi, për të mjekuar me sukses rastet e paraqitura,
prandaj gëzonte respektin e njerëzve në gjithë krahinën e Dukatit. Myrdari i
donte e i respektonte njerëzit, ishte veçanërisht
  bujar, i 
kujdesshëm e i dashur me shokët e miqtë e tij, por edhe me kolegët e
bashkëpunëtorët, të cilët e donin e respektonin dhe e vlerësonin, për cilësitë
e tij, për nivelin e tij intelektual, për peshën e fjalës, për ndershmërinë dhe
korrektesën. Myrdari iku, ai nuk do të jetë më fizikisht midis nesh, por ai me
përkushtimin dhe punën e tij
  la kujtime
e gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e familjes e të fëmijëve, të të
  afërmve, të shokëve e miqve, të
bashkëfshatarëve
  e bashkëkohësve të tij,
me të cilët punoi, ndau halle e gëzime, kënaqësi e vështirësi për gati gjysmë
shekulli. Myrdari ishte njeriu me integritet, që dinte vetëm të punonte shumë
mire, e të mos kërkonte e pretendonte asgjë. Ai dha shumë më tepër, se sa mori,
në jetën e tij të prerë herët. Gjithsesi Ai u largua nga kjo botë
  i respektuar dhe i plotësuar. Myrdari ishte
njëherësh prindi i dashur e i përkushtuar për familjen dhe fëmijët e tij, Ai
iku , duke lënë në dhimbje të thellë familjen, fëmijët, të afërmit, miqte e
shokët e tij. Myrdari do të na mungojë të gjithëve, U prehtë në paqe, në tokën
e tij ku u rrit.