“Mjekësia alternative shqiptare. Risi në Trajtimin e Sëmundjeve të Kockave”

437

Autorë: Ylli Merja, Erjola Braçi

Një libër i veçantë, thesar – testament i pyjeve të maleve shqiptare, përvojës shumëvjeçare të Ylli Merjas dhe kohët e fundit, edhe terapisë fizike nga Erjola Braçi.

Kjo botë e pafund thesaresh e bimëve mjekësore përcillet me mirësi dhe ngrohtësi në këtë libër, që do të mbetet trashëgimi me vlera shëruese në vatrat shqiptare.

Autorët janë mbështetur tek vlerat shëruese të bimëve mjekësore të florës shqiptare, nga veriu në jug. Recetat e dhëna në libër, janë të kombinuara dhe të vërtetuara nga puna shumëvjeçare e Ylli Merjas, që ka vënë pasionin, shpirtin kërkues dhe human në kërkim të zbulimit të vlerave mjekësore të bimëve, si një mjekësi alternative e Betimit të Hipokratit.

Përvoja dhe risia shëruese e çdo bime në sëmundjet konkrete përbën një mozaik të larmishëm të artë, me shkëmbim përvoje, me mendimet e specialistëve dhe kolegëve në bisedat, këshillat dhe sugjerimet e tyre.

Gjithsecili në këtë libër ka se çfarë të lexojë, të shfrytëzojë dhe të jetojë me të, sepse ai është si një ditar jete. Është një vepër e shkruar thjesht dhe qartë, por e futur thellë në këtë proces të fotosintezës së Natyrës me Njeriun.

I ngritur me mure zemre dhe shpirti, ku motoja nuk është fitimi, por humanizmi, ku territori tanimë nuk ka krahina dhe kufij, ku bazë materiale është një pasuri e fshehur në breza e ku koha e sipërmarrjes nuk ka kufij në orë, ditë, net, por është një lumë që rrjedh, pastron dhe shëron.

Vlerat e mësipërme të humanizmit i sheh përditë, edhe në recetat inteligjente të Ylli Merjas, ku shpesh herë lexon mbishkrimin “falas”. Falas për të papunët, për të moshuarit pa përkrahje dhe për njerëzit në nevojë.

Lexoni me kujdes çdo kapitull dhe magjepsuni me rezultatet dobiprurëse të çdo bime mjekësore dhe terapisë fizike në organizëm.

 Volumi 1″!

Nr i faqeve: 358

Çmimi: 1500 lekë