Miss Pandora Prifti / Tek një njeri vlerësoj sinqeritetin, çiltërsinë dhe mirënjohjen

964
Një vajzë elegante dhe tepër inteligjente. Bukuria e saj bie në sy dhe sepse ajo nuk mundohet të shfaqet domosdoshmëritsht në publik vetëm për bukurinë. Është korrekte për çdo gjë në jetë dhe kujdeset sistematikisht për karrierën. Nuk abuzon as në ushqim, as në pije, cilësi kjo që sipas saj tregon respekt për veten. 
-Përshëndetje Miss Pandora, si fillim ju komplimentoj për format e bukura trupore. Na thuaj diçka, cili është sekreti i bukurisë tuaj? 
Në fakt, nuk di të kem një të tillë. Kujdesem shumë për veten duke filluar që nga dieta ime e përhershme dhe mosabuzimi kurrë me ushqimin apo kaloritë. 
-Ku ka humbur Pandora, për kaq kohë? 
Prej më shumë se një vit unë jam larguar nga Shqipëria ku u shpërngula në Itali (Torino & Milano) Më pas u angazhova në eventet e ndryshme të modës duke pozuar për koleksione veshjesh të markave të njohura. Pata bashkëpunime me shumë fotografë për servise fotografike. 
-Ju jeni një modele e njohur në vendin tonë, tashmë edhe jashtë kufijve shqiptarë, por unë jam kurioz të di… Cilat janë studimet tuaja? 
Së shpejti nis studimet e larta master, për t’u kompletuar juridikisht. Kjo është edhe arsyeja që jam në Shqipëri. 
-Sipas informacioneve të mia, ju refuzuat pjesëmarrjen në ‘Milano Fashion Week’, më trego diçka më tepër… 
Po, është e vërtetë. Nuk i dhashë rëndësinë e duhur, pasi kisha gjëra të tjera më të rëndësishme. 
-Një përkufizim për dashurinë… 
Dashuria është forca për të ecur para, një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme. 
-A ka një dashuri në jetën tuaj?
Po, është dikush në zemrën time dhe jam e lumtura krah tij.
-A mund ta di, kush është ai?
Ai është tatu në zemrën time, e di vetë ai … 
-Ç’është familja për ju? 
Me dy fjalë: Pika e referimit dhe e mbështetjes. Familja është gjëja e pazëvendësuar dhe më e rëndësishme në jetën e njeriut, është ajo çka ne e konsiderojmë ‘jeta jonë’ 
-Si ndiheni më mirë kur ju thonë jeni seksi apo jeni inteligjente?
Inteligjenca është primare dhe vendimtare për të bërë të ndihesh seksi
-Motoja, nga e cila udhëhiqeni në jetë? 
Të kem një jetë të mbushur me emocione të mrekullueshme, natyrisht duke i dhënë prioritet familjes. Më pas të punoj sa më shumë, të jem në dobi të njerëzve dhe të fitoj sa më shumë miq të mirë. 
-Veshja e preferuar?
Më pëlqen klasikja e ndërthurur me ekstravagancën. 
-Çfarë vlerësoni tek një njeri dhe çfarë urreni? 
Tek një njeri vlerësoj sinqeritetin, çiltërsinë dhe mirënjohjen. Kam urryer gjithnjë gënjeshtrën , mashtrimin dhe intrigën. 
-Parfumi juaj i preferuar? 
“Versace”. 
Një përkufizim për raportin femër-mashkull?
Femrat janë më xheloze, meshkujt më të hapur
-Personazhi shqiptar i veshur më mirë, sipas jush?
Moderatorja Sonila Meço, mbetet ikonë dhe divë e ekranit shqiptar.
-Së fundi, diçka për ta mbyllur. 
Një përshëndetje speciale për të gjithë lexuesit, mamanë time Donën dhe kushërirën time të vogël Sigridën. Zoti ju bekoftë të gjithëve!H. Nikaj
Sigal