“Miss First International” në Kinë e fiton shqiptarja Ertemiona Mejdani

1043
Sigal

Shqiptarja Ertemiona Mejdani, u shpall fituese në konkursin e bukurisë “Miss First International”, i zhvilluar në Kinë pak ditë më parë.
24-vjeçarja spikati mes 140 vajzave të tjera nga e gjithë bota. Mejdani, e kurorëzuar “Miss Shqipëria” në vitin 2009, sfiloi me një fustan të kuq me shqiponjën dy krerëshe.
Lajmin për fitoren në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të spektaklit në Kinë ajo e njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shkroi “Faleminderit Zot, unë jam Miss First International 2015”.